CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 03/08/2020 - 07/08/2020

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 05/08/2020

05 gusht, 2020
Analiza javore 05/08/2020 Kalendari Ekonomik

Euro arriti kulm në krahasim me dollarin javën e kaluar, por ra të premtën për shkak të shifrave të dobëta të PBB-së gjermane. Megjithatë, politikanët amerikanë nuk arritën marrëveshje mbi stimul të vazhdueshëm, që shkaktoi shqetësime lidhur me perspektivën e rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane.

Paundi britanik ra pas rritjes dy-javore sepse optimizmi lidhur me marrëveshje tregtare MB-SHBA u dobësua dhe qeveria angleze raportoi se harton plane për mbyllje të Londrës për shkak të rritjes së infeksioneve.

Jeni japonez u ndryshua pak por përjetoi një paqëndrueshmëri të fortë. Shitje me pakicë japoneze, shumë premtuese së bahsku me shifra e PBB-së e kanë mbështetur jenin, si edhe rritja e infeksioneve anembanë botës. Megjithatë, dollari u rrit të premtën pas rimëkëmbjes së obligacioneve të thesarit të SHBA-së.

Korriku ishte muaji më i keq për dollarin në njëmbëdhjetë vite të kaluara. Bisedimet midis Demokratët dhe Republikanët mbi paketë të ardhshme të stimulit janë bllokuar, ndërisa përfitimet ekzistuese për të papunët skaduan më 31 korrik. Bllokimi kaq i gjatë shkakton dëm ndaj ekonomisë së SHBA-së, që e detyroi presidentin Trump të njoftojë se urdhër ekzekutiv mund të jetë i pranuar për ta parandaluar dëmtimin dhe për ta kapërcyer hendekun në përfitimet federale.

Çmimi i arit u mbet afër niveleve të larta, e mbështetur nga dobësia në vazhdim të dollarit amerikan, rënia e obligacioneve të thesarit të SHBA-së dhe tensioneve SHBA-Kinë.

Indekset e SHBA-së u rritën pak. Gjigandët teknologjikë Amazon dhe Apple kanë publikuar rezultate tremujore që ishin më të mira se sa pritej, e kjo e mbështeti sentimentin e investitorëve. Gjithashtu Rezerva federale tregoi në takimin e fundit se do të ofrojë mbështetje monetare për aq kohë sa të jetë e nevojshme deri sa gjendja shëndetësore nuk përmirësohet dhe lejon një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike.

Çmimi i naftës së papërpunuar ra. Nga 1 gusht OPEC+ ka rritur prodhimin duke shtuar rreth 1,5 milionë fuçi në ditë, ndërsa prodhuesit amerikan gjithashtu planifikojnë ta rifillojnë prodhimin, por rezerva mbeten afër niveleve historikisht të larta. Rritja e numrit të infeksioneve anembanë globit ka ulur pritje lidhur me rimëkëmbje të kërkesës. Megjithatë, dobësia e dollari ofron një mbështetje, ndërisa të dhënat premtuese e prodhimit PMI në Evropë dhe SHBA të publikuara të hënën kanë rritur ndjenje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani