CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 78% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 12/10/2020 - 16/10/2020

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 14/10/2020

14 tetor, 2020
Analiza javore 14/10/2020 Kalendari Ekonomik

Valuta e përbashkët evropiane u rimëkëmb pak në krahasim me dollarin javën e kaluar. Dollari amerikan u mbet kryesisht në nivele të ulëta. Të martën, të dhënat zhgënjyese e sondazhit të ZEW-it gjerman, kanë bërë presion në euro. Po kështu edhe sentimenti ndaj rrezikut ra pasi Johnson&Johnson raportoi se shqyrtimi i vaksinës së tij kundër koronavirusit u bllokua për shkak të efekteve anësore në disa vullnetarë.

Paundi britanik u rrit pak në krahasim me dollarin. Optimizmi lidhur me raundin e fundit të negociatave tregtare shkaktoi rritje të paundit. Megjithatë, qëndrimi i butë të Bankës së Anglisë, pasiguria politike dhe përparimi i pandemisë në MB-në kufizuan fitime. Një përfundim i favorshëm të bisedimeve tregtare në samitin e BE-së, mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të paundit.

Jeni japonez u ndryshua pak, por u rimëkëmb të hënën, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirusin anembanë botës.

Në përgjithësi, indeksi i dollarit ra përsëri, për shkak të pritjet të larta që stimuli fiskal do të miratohet përfundimisht në Kongresin e SHBA-së.

Indeksi i aksioneve amerikane përfituan nga dobësimi i dollarit para sezonit të të ardhurave, i cili filloi këtë javë, dhe bankat kryesore janë të para që do t'i publikojnë raporte financiare. Aksionet e mëdha të teknologjisë siç janë Apple dhe Amazon, shkaktuan rritje të përgjithshme të tregut para lancimit të iPhone 12 dhe Prime day event(s) të martën.

Çmimi i arit u ndryshuan pak, por ishte shumë e paqëndrueshme. Pritjet pozitive të fluksit të dollarit shkaktuan rritje të çmimit të arit, ndërisa pasiguria në të njëjtën kohë bëri presion në çmimin të hënën dhe të martën.

Nafta e papërpunuar ishte shumë e paqëndrueshme javën e kaluar. Çmimi u rrit mbi 41 dollarë dhe pastaj ra për shkak të shqetësimeve lidhur me rritje të furnizimit. Presioni negativ u duk pasi punëtorët u kthyen në platforma në Gjirin e Meksikës pas uraganit Delta, ndërisa punëtorët norvegjezë u kthyen në platformat detare. Anëtarja e OPEC-it, Libia, e largoi force majeure (force maˈʒə) të dielën nga fusha e naftës Sharara, duke shkaktuar rritje të prodhimit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani