CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 22/03/2021 - 26/03/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 24/03/2021

24 Mars, 2021
Analiza javore 24/03/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u ndryshua pak në krahasim me dollarin. Me rritjen e numrit të infeksioneve, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se kufizimet aktuale nuk do të jenë të mjaftueshme. Kështu që Gjermania, gjysma e Italisë dhe Franca qendrore po vendosin masa të reja ose po zgjasin masat ekzistuese. Nga ana tjetër, vaksina kundër COVID-19 e AstraZeneca-s është pranuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë. Sidoqoftë, BE-ja është prapa SHBA-së ku numri i njerëzve të vaksinuar rritet.

Paundi britanik u dobësua pasi BE-ja deklaroi gatishmërinë e saj për të bllokuar eksportet e vaksinave të AstraZeneca-s në MB. Përveç kësaj, Instituti Kombëtar i SHBA-së i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive njoftoi se disa nga të dhënat e AstraZeneca-s janë të vjetruara, duke hedhur dyshime të reja mbi zgjidhjen e vazhdueshme të imunizimit.

Jen japonez u rimëkëmb pak për shkak të një përkeqësimi të ndjenjës globale ndaj rrezikut. SHBA-ja, BE-ja, MB-ja dhe Kanada vendosën sanksione ndaj zyrtarëve kinezë për abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang.

Në përgjithësi, perspektiva optimiste ekonomike e SHBA-së vazhdoi të mbështesë dollarin.

Çmimi i arit u ndryshua pak, duke qëndruar mbi nivelin e 1,700 dollarëve. Rimëkëmbja e çmimit është e brishtë, ndërsa presionet negative mbeten të forta.

Indeksi i S&P 500 arriti një nivel të ri më të lartë, por u tërhoq më pas pasi norma e obligacioneve shtetërore dhjetëvjeçare të SHBA-së arritën 1.75%. Shpërndarja e stimulit fiskal po i gëzon investitorët, ndërsa presidenti Joe Biden thuhet se po mendon të krijon një plan infrastrukture me vlerë prej 3 triliona dollarësh, të cilin do të paraqesë këtë javë.

Çmimi i naftës ra ndjeshëm për shkak të efektit të kombinuar të masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit në të gjithë Evropën, një numri në rritje të infeksioneve në të gjithë botën, me një numër edhe më të lartë të invertarëve të naftës dhe rezervave në SHBA. Për më tepër, parashikimet e EIA të SHBA - se deri në fund të këtij viti kërkesa globale e naftës do të jetë 2.5 milion fuçi në ditë më e ulët sesa mendohej më parë - shkaktuan rënie të çmimit të naftës. Dollari më i fortë gjithashtu bëri presion në çmimin.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani