CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 05/04/2021 - 09/04/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 07/04/2021

07 Prill, 2021
Analiza javore 07/04/2021 Kalendari Ekonomik

Euro gjeti mbështetje dhe u rimëkëmb pak javën e kaluar pas një rënieje të gjatë. Kryesisht, jo shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë për euron, por dollari ra pasi presidenti Biden prezantoi planin e tij kolosal të shpenzimeve të infrastrukturës javën e kaluar duke sinjalizuar një raund të ri të shtypjes së dollarit. BE-ja është ende mbrapa SHBA-së kur bëhet fjalë për vaksinim, i cili po ushtron presion negativ mbi monedhën e përbashkët evropiane.

Paundi britanik u rimëkëmb në krahasim me dollarin duke përfituar nga niveli i tij i shitjes së tepruar dhe njoftimi i qeverisë britanike se do të vazhdojë me planin e saj të lehtësimit të masave në 12 prill. Mbretëria e Bashkuar mbetet ende hezituese në lidhje me lejimin e udhëtimeve ndërkombëtare. Jeni japonez konsolidoi humbjet e tij të mëparshme ndërsa diferenca e normës së interesit midis obligacioneve qeveritare amerikane dhe japoneze shkaktoi rritje të çiftiti të monedhash. Sidoqoftë, interesi i SHBA-së u ngadalësua, ndërisa interesi 10-vjeçar të bonove amerikane lëviz rreth 1.7%. Në përgjithësi, indeksi i dollarit u tërhoq për shkak të rritjes së ndjenjës ndaj rrezikut ...

Kjo ndihmoi që çmimi i arit të rimëkëmbet dhe metali i çmuar lëvizi përsëri mbi nivelin e $ 1,700, ndërisa kufiri mbetet rreth 1,730 $.

Indeksi Dow Jones dhe S&P 500 po arrijnë nivelet më të larta të të gjitha kohërave ndërsa shpërndarja e stimulit fiskal, vaksinimi i suksesshëm në SHBA dhe të dhënat e shkëlqyera makroekonomike vazhduan të sigurojnë mbështetje. Ekonomia amerikane hapi më shumë se 900,000 vende pune në mars, që është shifra më e mirë e NFP-së që nga fillimi i pandemisë. Sektori i shërbimeve në SHBA ka përformancë të mirë ndërsa indeksi i PMI-si tejkaloi parashikimet me gati pesë pikë të hënën.

Çmimi i naftës ndyshoi pak javën e kaluar. OPEC + vendosi të enjten se do të prodhojë 350,000 fuçi shtesë në ditë në maj dhe qershor dhe 400,000 në ditë në korrik. Udhëheqësi de facto, Arabia Saudite, fillimisht nuk donte një rritje të prodhimit, por iu dorëzua presionit nga pjesa tjetër e kartelit. Nga ana tjetër, Evropa si një nga konsumatorët më të mëdhenj të naftës vazhdoi të luftojë me kovidin, ndërsa India si blerësi i tretë më i madh i naftës dhe Brazili përballen me një situatë shumë të rëndë shëndetësore, e cila zbeh ndjenjat e tregtarëve.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani