CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 05/07/2021 - 09/07/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 07/07/2021

07 Korrik, 2021
Analiza javore 07/07/2021 Kalendari Ekonomik

EUR / USD u ndryshua pak javën e kaluar. Një rritje e papritur e shkallës së papunësisë në SHBA sugjeroi që Fed do të presë përpara se të pakësojë blerjet e aseteve. Kjo shkaktoi ndalje të rritjes së dollarit nga javët e kaluara. Sidoqoftë, raportet e porosive dhe treguesi ekonomik ZEW zhgënjyen shumë të martën, duke shkaktuar rënie të euros.

Paundi britanik u konsolidua. Lajmet në lidhje me përhapjen e variantit Delta të Covid-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe optimizmi i përtërirë lidhur me fund të pandemisë shkaktoi rënie të disponimit të tregtarëve me valuta. Qeveria e MB-së vendosi të shkojë përpara me rihapjen e plotë të ekonomisë britanike më 19 korrik.

Jen japonez ishte shumë i paqëndrueshëm, por e pëfrnundoi javën të pandryshuar në krahasim me dollarin. Të dhënat e përziera të NFP-së shkaktuan rënie të çiftit të monedhave USD / JPY për seancën e tretë radhazi të martën.

Çmimi i arit u rrit ndjeshëm për shkak të uljes së dollarit dhe të shpresave se papunësia më e lartë muajin e kaluar do të thotë se normat e interesit do të qëndrojnë në nivelet aktuale deri në 2023.

Indekset e SHBA-së vazhduan të arrijnë nivelet e reja më të larta të të gjitha kohërave ndërsa politikat akomoduese të bankës qendrore vazhduan të siguronin mbështetje, ndërsa frika për inflacionin vazhdimisht të lartë ra.

Çmimi i naftës iu afrua niveleve të larta gjashtë-vjeçare ndërsa, takimi i OPEC-it nuk prodhoi asnjë marrëveshje midis kombeve prodhuese të naftës. Arabia Saudite insistoi në rritjen e prodhimit me rreth 400,000 fuçi në ditë çdo muaj deri në dhjetor, por kjo u kundërshtua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke nxitur anulimin e një takimi tashmë të zgjatur. Dështimi për të prodhuar më shumë naftë shkakton rritje të çmimit të naftës. Ka gjasa se kuotat e prodhimit për muajin gusht do të qëndrojnë në nivele aktuale, ndërsa kërkesa mund të vazhdojë të rritet drejt niveleve në të cilat ishte para pandemisë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani