CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 19/07/2021 - 23/07/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 21/07/2021

21 Korrik, 2021
Analiza javore 21/07/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u dobësua në krahasim me dollarin. Spanja, Portugalia dhe Hollanda shënojnë rritje të numrit të infeksioneve, ndërsa përmbytjet po shkatërrojnë Gjermaninë dhe Belgjikën. Të enjten, Banka Qendrore Evropiane do të mbajë takimin e saj të rregullt mbi politikën monetare për herë të parë pasi shpalli rishikimin e saj strategjik, i cili është më pak i rreptë ndaj inflacionit.

Paundi britanik dobësoi fuqimisht duke testestuar të martën nivelin 1,36 me tendencë për rënie. Infeksionet ditore arritën 50,000 në ditët e fundit, ndërsa Britania mbeti e vendosur të rihapet plotësisht ekonominë më 19 korrik.

Jen japonez ishte një përjashtim i vetëm në krahasim me forcën e dollarit dhe ka rizbuluar tërheqjen e tij tradicionale si valuta e strehës së sigurtë për shkak të trazirave të tregut që filluan të premten dhe u intensifikuan të hënën.

Çmimi i arit u ndryshua pak. Inflacioni në rritje në SHBA ndihmoi që metali i verdhë të arrijë nivele të reja afatskurtra më të larta. Nga ana tjetër, forcimi i dollarit dhe kërkesa e lartë për obligacione qeveritare amerikane mbajti çmimin e arit nën presion afër nivelit 1,800 dollarë.

Indekset e SHBA-së ranë javën e kaluar. Përhapja e shpejtë e variantit Delta shkaktoi rënie të indekseve në nivelin botëror, pavarësisht nga rezultatet e mira të publikuara nga ca kompani.

Çmimi e naftës ishte në rënie të lirë javën e kaluar duke rënë më shumë se 10%. Rimëkëmbja e pandemisë dhe ndikimi që ajo mund të ketë në rritjen globale i tronditi tregtarët e naftës të hënën. Frika u rrit se kërkesa për naftë të jete e goditur në javët e ardhshme në kohën kur OPEC + më në fund mori vendim mbi kuotat e prodhimit. Karteli i naftës vendosi të fillojë rritjen e prodhimit me 400.000 bpd, 2 milion fuçi në total deri në fund të 2021.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani