CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 26/07/2021 - 30/07/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 28/07/2021

28 Korrik, 2021
Analiza javore 28/07/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u ndryshua pak në krahasim me dollarin. Numri i infeksioneve vazhdon të rritet në Evropë, por jo me një ritëm shumë të shpejtë. Vaksinimi në kontinentin e vjetër po shkon mirë. Banka Qendrore Evropiane premtoi që do të jetë më tolerante ndaj niveleve të larta të inflacionit në Zonën e euros.

Paundi britanik u forcua në krahasim me dollarin. Numri i infeksioneve me Covid-19 në Britani ka rënë për të gjashtën ditë radhazi. Sidoqoftë, shkencëtarët paralajmërojnë se niveli aktual i rasteve ende pasqyron aktivitetet e zhvilluara para "Ditës së Lirisë" më 19 korrik.

Jeni japonez lëvizi në një rang të qëndrueshëm ditët e fundit pasi asetet e strehës së sigurtë ishin popullore, duke shkaktuar paqëndrueshmëri mbi atë mesatare

Rezerva Federale e SHBA-së do të takohet të mërkurën. Ndoshta është shumë herët për Fed të njoftojë tërheqjen e mbështetjes pasi shumë amerikanë ende nuk janë kthyer në punë dhe Fed-i kohët e fundit tregoi se ai nuk po nxiton të shtrëngojë politikën monetare. Fed mund të mbetet i durueshëm për shkak të rritjes së shpejtë të infeksioneve me Covid-19 në SHBA. Në përgjithësi, si një valutë e sigurt, dollari amerikan ka përfituar nga shqetësimet në rritje.

Çmimi i arit u ndryshua pak. Nga njëra anë, rritja e inflacionit në SHBA mbështeti metalin e çmuar, ndërsa mundësia e shtrëngimit të politikës monetare për shkak të inflacionit të lartë dëmtoi tërheqjen e arit.

Indekset amerikane vazhduan të rriten, duke arritur rekorde të reja, pasi sezoni i shkëlqyeshëm i fitimeve tregoi përfitimin e lartë të kompanive amerikane. Kjo javë është ndoshta më e rëndësishmja për fitimet, sepse kompanitë e mëdha teknologjike si Apple, Google, Microsoft dhe Amazon do të publikojnë rezultatet e tyre.

Çmimi i naftës u rrit javën e kaluar. Tregtarët shpresojnë që furnizimi i ngushtë dhe nivelet në rritje të vaksinimit do të kompensojnë ndikimin e rritjes së infeksioneve me COVID-19 në kërkesën për karburant. Të dhënat e trafikut rrugor në të gjithë botën sugjerojnë që infeksionet në rritje po kanë ndikim minimal. Tregjet globale të naftës pritet të qëndrojnë në deficit edhe pasi OPEC + kohët e fundit vendosi të rrisë prodhimin.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani