CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.41% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 30/08/2021 - 03/09/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 01/09/2021

01 Shtator, 2021
Analiza javore 01/09/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u rimëkëmb në krahasim me dolliarn. Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, tha të premten se Fedi nuk ka asnjë nxitim për të zvogëluar blerjen e obligacioneve të saj prej 120 miliardë (në muaj). Shifrat e CPI-së në zonën e euros ishin shumë më të larta se sa pritej, treguan të dhënat të martën. Kjo mund të nxisë BQE-në të fillojë të marrë parasysh ndryshim të politikës së saj të normës zero të interesit, dhe rrjedhimisht, të mbëshesë trendin në rritje të çiftit EUR/USD.

Paundi britanik u rimëkëmb pak. Shtytësi kryesor ishte dobësimi i dollarit. Numri i nfeksioneve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në nivel të lartë. Sidoqoftë, numri i infeksioneve ditore ende po lëviz rreth 30,000.

Jeni japonez u ndryshua pak në krahasim me dollarin. Në përgjithësi, indeksi i dollarit u tërhoq ndjeshëm, për shkak të presionit nga rënia e rendimenteve të thesarit të SHBA-së si një faktor shtesë negativ për dollarin. Të premten, të dhënat më të fundit nga tregu amerikan i punës do të jenë në fokus pasi Fed vuri në dukje shifrat e vendeve të punës si një element i rëndësishëm i diskutimeve të tij në vazhdim.

Çmimi i arit u rrit njeshëm dhe e tajkaloi nivelin 1,800 të premten duke konsoliduar fitimet të hënën dhe të martën pasi mbizotëronte gjendja optimiste. Joshja e arit si strehë e sigurt shkaktoi rritje pasi shqetësimet u intensifikuan mbi rimëkëmbjen ekonomike globale për shkak të përhapjes së vazhdueshme të variantit Delta.

Indekset amerikane përfunduan të hënën në nivelet rekorde më të larta, ndërsa fjalimi i fortë i Jerome Powell të premten vazhdoi të siguronte mbështetje për çmimet e aksioneve.

Çmimi i naftës u rrit javën e kaluar para Uraganit Ida, i cili arriti në Shtetet e Bashkuara të dielën si një uragan i kategorisë 4, duke rrëzuar të paktën 94% të prodhimit të naftës dhe gazit në Gjirin e Meksikës dhe shkaktoi dëme "katastrofike" në rrjetin e Luizianës. Evakuimi i 288 platformave shkaktoi rënie të prodhimit për rreth 1,72 milionë fuçish nafte në ditë. Sidoqoftë, OPEC+ do të takohet të mërkurën. Ka gjasa se takimi do të vazhdojë me planin e korrikut për të prodhuar 400,000 fuçi në ditë çdo muaj deri në dhjetor.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani