CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 13/09/2021 - 17/09/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 15/09/2021

15 Shtator, 2021
Analiza javore 15/09/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u dobësua në krahasim me dollarin. Duket se Bankën Qendrore Evropiane nuk e shqetësoi rritja e inflacionit javën e kaluar në Eurozonën. Përveç kësaj partia e qendrës së majtë (SDP) e forcoi pozicionin e saj në Gjermani. Udhëheqësi i tyre Olaf Schulz nuk përjashtoi një koalicion me të majtën radikale, dhe kjo bëri pak presion në valutën e përbashkët.

Paundi britanik u rrit paksa pavarësisht nga tensioni i vazhdueshëm pas Brexit-it midis BE-së dhe MB-së. Pala britanike këmbëngul se mund të vazhdojë të shkelë protokollin e Irlandës Veriore. Sidoqoftë, shifrat e shkëlqyera të punës në Mbretërinë e Bashkuar treguan një rënie tjetër të shkallës së papunësisë nga 4.7% në 4.6% të martën duke mbështetur paundin.

Jeni japonez u ndryshua pak në krahasim me dollarin. Në përgjithësi, indeksi i dollarit u ndryshua pak për shkak të paqëndrueshmërisë.

Çmimi i arit u ul javën e kaluar duke rënë pak nën nivelin 1,800 përpara publikimit të të dhënave të CPI-së amerikane (që do të publikohen) të martën.

Indekset amerikane e përfunduan javën e kaluar në nivele të ulëta. Investitorët tani presin një korrigjim thelbësor në tregjet e aksioneve deri në fund të vitit, dhe pritet edhe rritja e optimizmit mbi rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Kalimi i mundshëm i paketës së buxhetit të presidentit amerikan Joe Bidenit prej 3.5 trilionë dollarësh është mbështetës për tregun e aksioneve.

Çmimi i naftës u rrit javën e kaluar duke arritur një nivel më të lartë në gjashtë javë të martën. Frika se uragani i sapo formuar Nicholas mund (përsëri) të krijojë kërdi në brigjet jugore të SHBA-së dhe të kërcenojë me përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë në Teksas dhe Luiziana. Lajmet shkaktuan rritje të çmimit të naftës mbi nivelin 70. Për më tepër, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikoi një rritje të kërkesës për naftë deri në fund të vitit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani