
Euro u dobësua në krahasim me dollarin. Përparësia parazgjedhore e partisë së qendrës së majtë (SDP) në Gjermani dhe udhëheqësi e saj Olaf Schulz, i cili është gatshëm të foromojë koalicion me të majtën radikale, vazhduan të bëjnë presion mbi valutën e përbashkët evropiane.
Paundi britanik ra ndjeshëm për shkak të rritjes së gjendjes kundër rrezikut. Banka e Anglisë do të mblidhet të enjten dhe do të japë vendimin e saj të fundit për politikën monetare dhe do publikojë raportin tremujor të inflacionit.
Jeni japonez u ndryshua pak gjatë tregtisë së paqëndrueshme. Në përgjithësi, monedha amerikane u forcua fuqishëm dhe indeksi i dollarit e tejkaloi nivelin e 93 të martën.
Çmimi i arit ra ndjeshëm për shkak të rritjes së mprehtë të obligacioneve shtetërore të SHBA-së. Rezerva Federale e SHBA-së mund të sinjalizojë të mërkurën një lëvizje drejt reduktimit të programit të blerjes së obligacioneve më vonë këtë vit, pavarësisht nga shqetësimet ludhur me "valën e katërt" të pandemisë. Megjithatë, inflacioni më i butë dhe raporti zhgënjyes i vendeve të punës, tregojnë një përfundim tjetër.
Indekset e aksioneve amerikane ranë ndjeshëm pasi frika nga infektimi financiar u përhap në të gjithë botën. Kompania e dytë më e madhe e pasurive të paluajshme në Kinë mbetet në gjendje të rëndë financiare, gjë që shkaktoi shitje të madhe të hënën. Disa investitorë tani presin një korrigjim të konsiderueshëm në tregjet e aksioneve deri në fund të këtij viti.
Çmimi i naftës ndryshua pak, por ishte shumë i paqëndrueshëm javën e kaluar. Shenjat e shtrëngimit të furnizimit në SHBA pas uraganeve shkatërruese që goditën jugun e SHBA-së mbështetën çmimet e naftës. Nga ana tjetër, problemet e kompanisë Evergrande po kërcënojnë perspektivën për ekonominë e Kinës dhe po i bëjnë disa investitorë të vënë në dyshim perspektivën e rritjes ekonomike dhe nëse është e sigurt të investohet në atë kompani.