CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 15/11/2021 - 19/11/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 17/11/2021

17 Nлntor, 2021
Analiza javore 17/11/2021 Kalendari Ekonomik

Euro ra në krahasimin me dollarin. Christine Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, edhe një herë, hodhi poshtë spekullimet e tregut për rritje e normave të interesit në vitin 2022. Përveç kësaj, përkeqësimi i situatës shëndetësore në Gjermani, Austri dhe Holandë bën presion në valutën e përbashkët evropiane.

Javën e kaluar, paundi britanik ra në nivele të reja më të ulëta, por u rimëkëmb të hënën. Takimi i fundit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe ishte shumë më i mirë se ai i javës së kaluar, ndërsa kryeministri Boris Johnson tha se një marrëveshje me BE-në është e mundur dhe shtoi se ata shpresojnë të arrijnë marrëveshje për Protokollin e Irlandës së Veriut.

USD/JPY vazhdoi të rritet ndërsa rendimenti i obligacioneve shtetërore 10-vjeçare të SHBA-së u rrit mbi 1,6%. Në përgjithësi, indeksi i dollarit amerikan e tejkaloi nivelin e 95 pikësh dhe është në nivelin më të lartë në gati dy vjet.

Çmimi i arit vazhdoi të rritet dhe është afër nivelit të 1,900 dollarëve, ndërsa shifrat e fundit të CPI-së në SHBA për tetorin, kur inflacioni u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 1990, sugjerojnë se Fed-i mund të detyrohet të rrisë normat e interesit sa më shpejt në një përpjekje për të frenuar inflacionin.

Indekset amerikane ndryshuan pak, të mbështetura nga rezultatet e shkëlqyera të fitimeve të kompanive publike dhe nga politika monetare sumë e lirshme e Fed-it.

Çmimi i naftës u tërhoq javën e kaluar pasi OPEC-i uli parashikimin e kërkesës botërore për naftë për tremujorin e katërt me 330,000 fuçi në ditë në krahasim me parashikimin e muajit të kaluar. Forcimi i dollarit amerikan kufizoi gjithashtu çmimet e naftës. Megjithatë, tregu i naftës do të mbetet në deficit në afat të shkurtër, gjë që duhet t'u japë mbështetje çmimeve.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani