CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 22/11/2021 - 26/11/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 24/11/2021

24 Nлntor, 2021
Analiza javore 24/11/2021 Kalendari Ekonomik

Dollari u rrit kundrejt një shporte valutash të tjera gjatë kësaj jave dhe ky trend vazhdoi pasi administrata e Biden-it njoftoi të hënën se Jerome Powell do të ketë një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetari i Fed-it. Powell mundi anëtarin e Fed-it, Brainard, i cili do të shërbejë si zëvendëskryetar, i cili shihej si kandidati më i butë.

Bllokimi i plotë në Austri, i cili filloi të hënën dhe rritja e numrit të infeksioneve me covid-19 në Gjermani kanë bërë presion në euro, duke shkaktuar që çifti i monedhave EUR/USD të bjerë në nivelin më të ulët në gjashtëmbëdhjetë muaj.

Javën e kaluar, paundi britanik u rikthye nga nivelet më të ulëta, pasi guvernatori i Bankës së Anglisë tha se vendimi i muajit të kaluar për t'i mos ndryshuar normat e interesit është i përfundimtar. Investitorët tani parashikojnë një rritje të normave të interesit në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor.

USD/JPY vazhdoi të rritet dhe arriti nivelin më të lartë që nga marsi i vitit 2017. Në përgjithësi, indeksi i dollarit amerikan e tejkaloi nivelin e 95 pikësh dhe është në nivelin më të lartë në gati dy vjet.

Çmimi i arit u rrit dhe arriti nivelim më e lartë në pesë muaj, përpara një ndryshimi dramatik të hënën, pas riemërimit të Jerome Powell-t si kryetar i Fed-it. Investitorët aktualisht janë duke pritur në një rritje të normës në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për shkak të inflacionit të lartë në SHBA dhe përmirësimit të shifrave të punësimit.

Indekset amerikane ishin të paqëndrueshme, por u rritën pasi perspektiva ekonomike për SHBA mbeti pozitive, pavarësisht nga frika për inflacion të lartë. Administrata e Biden-it arriti të miratojë ligjin e saj me vlerë prej 1.75 trilion dollarësh në Dhomën e Përfaqësuesve, që mbështeti tregjet, megjithëse përballet me kundërshtimin në Senat nga republikanët si edhe nga disa demokratë.

Çmimi i naftës vazhdoi të bjerë javën e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se synonin të lëshojnë rezervat e naftës dhe i bënë thirrje Japonisë, Kinës dhe Indisë që bëjnë të njëjtën gje. Bllokimi austriak inkurajoi gjithashtu shitje për shkak të shqeëtsimeve se kërkesa për naftë në Evropë mund të bjerë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani