CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.41% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 29/11/2021 - 03/12/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 01/12/2021

01 Dhjetor, 2021
Analiza javore 01/12/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u rimëkëmb në krahasim me dollarin. Rënia e rendimentit të obligacioneve qeveritare të SHBA-së ishte një goditje e madhe për dollarin e mbivlerësuar. Të martën, shifra shumë më të larta të inflacionit të Zonës Euro mbështetën vrullin e rritjes së monedhës së përbashkët evropiane.

Javën e kaluar, paundi britanik ra në nivel më të ulët, prej 1.33 për shkak të tensioneve të rritura midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës mbi krizën e emigrantëve dhe peshkimit, por u rimëkëmb të martën.

Jeni japonez u forcua ndërsa tregtarët e forex përpiqen të vlerësojnë se si varianti i ri i koronavirusit të Afrikës së Jugut do të ndikojë në aktivitetin ekonomik global, që shkaktoi ndjenjën kundër rrezikut. Rënia e rendimentit të obligacioneve shtetore të SHBA-së po bën presion në dollar. Në përgjithësi, indeksi i dollarit amerikan u tërhoq, por është ende mbi 95 pikë.

Çmimi i arit lëvizi një një zonë të ngushtë rreth nivelit të 1800$. Shqetësimet për inflacionin po i ndihmojnë arit, por rritja e mundshme e normave të interesit vitin e ardhshëm në SHBA bën presion tek ari.

Indekset amerikane ranë pasi frika mbi variantin e ri të koronavirusit mbizotëroi, dhe investitorët janë të shqetësuar se kjo mund të ndikojë negativisht në rritjen globale ekonomike.

Çmimi i naftës ishte në rënie javën e kaluar pasi SHBA-ja lëshoi rezervën e saj strategjike të naftës dhe pasi u rrit frika se mutacioni i madh i koronavirusit, Omicron, do të shkaktonte bllokime të reja dhe do të ulte kërkesën globale për naftë pas ndalimeve të plota të fluturimeve nga vendet e Afrikës jugore. Kryetari i Moderna-s hodhi dyshime mbi efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19 kundër variantit Omicron të koronavirusit të hënën, duke tronditur tregjet financiare dhe duke shkaktuar rritje të shqetësimeve mbi kërkesën për naftë. OPEC + do të takohet të enjten, dhe pritet që ai të pezullojë programin e rritjes së prodhimit të naftës me 400,000 fuçi në ditë në janar.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani