CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.41% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 24/01/2022 - 28/01/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 26/01/2022

26 Janar, 2022
Analiza javore 26/01/2022 Kalendari Ekonomik

Asetet e strehës së sigurtë vazhduan të dominojnë tregjet financiare për shkak të përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike dhe shqetësimeve për një qëndrim agresiv të Rezervës Federale të SHBA-së përpara takimit të saj të së mërkurës. Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde tha se BQE-ja nuk sheh shenja të rritjes së pagave dhe vuri në dukje se Zona e euros nuk ka gjasa të përballet me të njëjtin inflacion si SHBA-ja. Ky mesazh të butë, përveç ndjenjës mbizotëruese kundër rrezikut, shkaktoi rënie të euros kundrejt dollarit.

Paundi britanik ra në krahasim me dollarin. Shifrat e këqija të PMI-së të hënën përshpejtuan rënien e monedhës britanike.

Jeni japonez u forcua kundrejt dollarit. Për më tepër, Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi në një deklaratë të martën se Kina po përballet me një situatë "të zymtë" të tregtisë së jashtme këtë vit.

Çmimi i arit përfitoi nga inflacioni i lartë dhe rënia e rendimentit të obligacioneve shtetërore amerikane, por perspektiva e shtrëngimit të politikës monetare në SHBA kufizoi këto fitime.

Indekset e aksioneve amerikane ishin në rënie të lirë për shak të pritshmërisë se Rezerva Federale e SHBA-së do të mbajë një qëndrim agresiv ndaj rritjes së normave të interesit në mbledhjen e saj të mërkurën. Megjithatë sezoni i fitimeve është në kulmin e tij. Tesla do të raportojë rezultatet e tij të tremujorit të katërt të mërkurën dhe Apple të enjten.

Çmimi e naftës ndryshoi pak, duke u tërhequr pasi arriti nivelin më të lartë që nga viti 2014. Rritja e tensioneve midis Rusisë dhe aleatëve perëndimorë në lidhje me situatën në Ukrainë shkaktoi rritje të çmimit. Në Lindjen e Mesme, lëvizja Houthi e Jemenit nisi një sulm raketor të pasuksesshëm kundër Emirateve të Bashkuara Arabe të hënën. E gjithë kjo nxiti shqetësimet për ndërprerjet e mundshme të furnizimit në tregun i cili tashmë përballon me probleme të furnizimit. Megjithatë, forcimi i dollarit dhe shitja në bursa uli çmimin e naftës të hënën dhe të martën.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani