CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 25/04/2022 - 29/04/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 27/04/2022

27 Prill, 2022
Analiza javore 27/04/2022 Kalendari Ekonomik

Euro vazhdoi të bjerë në krahasim me dollarin. Përfundimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze nuk i ndihmoi euros. Bashkimi Evropian po konsideron kufizim të çmimeve për naftën ruse për t'i goditur të ardhurat e Kremlinit. Çifti i monedhave lëvizi të martën në nivelin më të ulët në më shumë se dy vjet, nën 1.07. Paundi britanik u dobësua fuqishëm kundrejt dollarit, veçanërisht pasi raporte i PMI-së për prill treguan një dobësim të mëtejshëm të ekonomisë britanike. Paundi vuajti gjithashtu nga divergjenca e politikës monetare të Fed-it dhe Bankës së Anglisë.

Jeni japonez u konsolidua pasi arriti nivelin më të ulët që nga maji 2002. Rendimenti i obligacioneve shtetërore 10-vjeçare të SHBA-së u hërhoq dhe është rreth 2.8%.

Ari u tërhoq javën e kaluar pas një komenti të ashpër nga Jerome Powell. Ai praktikisht ra dakord për rritje të normave të interesit për gjysmë përqindjeje në takimin e planifikuar për në 4 maj. Megjithatë, rritja e inflacionit në të gjithë botën shkakton rritjen e arit. FMN rishikoi shifrat e inflacionit botëror, që u rritën. Një armëpushim në Ukrainë është ende jashtë mundësive, ndërsa aktivitetet ushtarake vazhdojnë.

Javën e kaluar, të gjithë treguesit kryesorë të aksioneve të SHBA-së ranë. Sezoni i fitimeve po hyn në javën e tij të tretë në të cilën kompanitë e mëdha të teknologjisë publikojnë rezultatet e tyre tremujore. Apple do të publikojë rezultatet financiare për tremujroin e parë të enjten.

Çmimi i naftës ra javën e kaluar. Kina ka zgjeruar testimin masiv të koronavirusit në Pekin dhe tregjet po bëhen gjithnjë e më të shqetësuara për një bllokim që do të shkaktonte palëvizshmëri të zgjatur të njerëzve dhe probleme në zinxhirit të furmizimit. Mundësia e embargos të Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës vazhdon t'i shqetësojë tregtarët me naftë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani