
Euro u rrit ndaj dollarit, duke dalë nga niveli më i ulët në 20 vite, sepse ECB-ja rriti normën e saj të interesit për 75 pikë bazë. Pas vendimit mbi normat e interesit të enjten, tregjet po parashikojnë tani një qëndrim më agresiv të politikës së normave të interesit pasi Lagarde ripohoi se ECB-ja do të vazhdojë të rrisë normat e interesit.
Paundi britanik u rrit në krahasim me dollarin amerikan, ndërsa dollari amerikan vazhdoi tërheqjen javën e shkuar për shkak të rënies së rendimentit të obligacioneve shtetërore amerikane dhe të ndjenjes të përmirësuar për rrezik ndaj paundit.
USD/JPY lëvizi në nivele më të ulëta, pasi jeni mori gjithashtu mbështetje nga shtreha e sigurtë për shkak të shqetësimeve të investitorëve. Çift valuta u tërhoq pas mbylljes pasi I’u afrua nivelit më të lartë në 20 vite një javë më parë.
Çmimi i arit u rrit lehtë javën e kaluar ndërsa rendimenti i obligacioneve shtetërore të SHBA-së ra, duke lehtësuar presionin negativ, nën të cilin ishte ari një javë më parë. Investitorët u kthyen drejt arit, duke shkaktuar rrtjen e arit para publikimit të CPI-së së SHBA-së, i cili është i planifikuar në 13 shtator.
Aksionet e SHBA-së vazhduan të rriten gjatë pjesës më të madhe të javës, duke e përfunduar javën në nivelet më e larta, pavarësisht nga fjalimi i mprehtë i kryetarit Powell të enjten. Sentimenti ndaj rrezikut u përmirësua, pasi disa analistë sugjeruan se raporti i ardhshëm i inflacionit mund të tregojë një kulm, i cili mund ta shtyjë Rezervën Federale t'i japë fund ciklit të rritjes së normave të interesit më shpejt.
Çmimi i naftës vazhdoi të rritet pavarësisht nga publikimi i raportit të EIA-së për rritjen e rezervave të naftës prej 8.44 milion fuçi. JP Morgan sugjeroi se OPEC mund të ketë nevojë të shkurtojë prodhimin për 1 milion fuçi në ditë për të stabilizuar tregun pas rënies së mëparshme. Kjo deklaratë i ofroi mbështetje naftës, e cila e përfundoi javën në nivelet më të larta.