CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 29/05/2023 - 02/06/2023

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 07/06/2023

07 Qershor, 2023
Analiza javore 07/06/2023 Kalendari Ekonomik

Javën e kaluar, EUR/USD ra në nivelet më të ulëta në shumë muaj. Presidentja i Bankës Qendrore Europiane, Lagarde, tha se banka mbetet e angazhuar për të frenuar inflacionin pasi të dhënat e inflacionit të Eurozonës ishin më të ulëta se sa pritej.

Paundi britanik ra kundrejt dollarit pasi numri i venteve të reja të punës në SHBA dhe të dhëna të tjera ekonomike dolën më të mira se sa pritej, duke e shtyrë dollarin më lart kundrejt valutave të tjera.

Çifti USD/JPY u ul pasi arriti një nivel të ri më të lartë në gjasthë muaj pasi zyrtarët e bankës qendrore japoneze lanë të kuptohet se ata mund të mbështesin jen në tregjet e valutave të huaja.

Çmimi i arit lëvizi nënivele pak më të larta gjatë një jave të paqëndrueshme, dhe arriti nivelin më të lartë në më shumë se një javë pasi dy zyrtarë të Fed sugjeruan një pauzë në rritjen e normave të interesit këtë muaj.

Aksionet e SHBA-së vazhduan të rriten më lart, me aksionet e teknologjisë përsëri duke tejkaluar të tjerat. Tesla u kthye mes kompanive më të mira pasi drejtori ekzekutiv i saj, Elon Musk, vizitoi Kinën dhe u takua me zyrtarë të lartë.

Çmimi i naftës përfundoi javën në mënyrë të qëndrueshme përpara takimit të OPEC-ut të fundjavës, ndërsa shumica e tregtarëve nuk parashikuan asnjë ndryshim në politikën e prodhimit. Në një lëvizje të papritur, Arabia Saudite vendosi të ulte vullnetarisht prodhimin me një milion fuçi në ditë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani