
Javën e kaluar, EUR/USD u rrit në nivelin më të lartë në më shumë se dy javë. Kjo ka ndodhur pasi Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Lagarde pohoi se është shumë herët për të thënë se inflacioni themelor ka arritur kulmin.
Paundi britanik u rrit kundrejt dollarit, i cili është në rënie. Ndërsa valuta britanike është rritur për shkak të një raporti të FMN-së, në të cilin thuhet se ekonomia nuk do të hyjë në recesion këtë vit, dollari ka rënë për shkak të pritjeve se inflacioni do të bjerë fort këtë muaj.
Çift monedha USD/JPY ra pasi guvernatori i Bankës së Japonisë, Ueda, sinjalizoi një ndryshim të mundshëm të politikës duke deklaruar se normat e interesit nuk do të kthehen më në nivelet e ulëta, në të cilat ishin në të kaluarën.
Çmimi i arit lëvizi në nivele më të larta pasi dollari ra kundrejt një shporte të monedhave të tjera përpara publikimit të të dhënave të inflacionit dhe vendimit për norën e interesit nga FED-i.
Aksionet amerikane vazhduan rritjen e tyre fituese, ndërsa aksionet e teknologjisë konfirmuan të ishin në një treg demash – një periudhë e zgjatur fitimesh. Aksionet shumë të njohura si Nvidia, AMD dhe Tesla janë rritur me 100% që nga fillimi i këtij viti.
Çmimi i naftës javën e përfundiuan në nivelet më të ulëta pas lajmeve se SHBA dhe Irani janë afër arritjes së marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja do të lejonte që nafta e papërpunuar iraniane të rrjedhë në tregjet botërore. Lajmi u mohua më vonë nga të dy vendet.