CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 18/09/2023 - 22/09/2023

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 27/09/2023

27 Shtator, 2023
Analiza javore 27/09/2023 Kalendari Ekonomik

EURUSD vazhdoi të bjerë në nivelin më të ulët në gjashtë muaj pasi të dhënat e inflacionit të CPI-së të eurozonës ishin më të ulëta se sa pritej. Fed mbajti normat e interesit në 5.5% dhe komentet e ashprta nga kryetari i Fed-it Powell shaktuan rritje të dollarit kundrejt valutave të tjera.

GBPUSD vazhdoi të bjerë pasi banka e Anglisë ngriu papritur normat e interesit në 5.25%.

USD/JPY u rrit përsëri pasi Banka e Japonisë vendosi të rrisë normat e interesit në -0.10%. Banka foli për "pasiguri jashtëzakonisht të larta" dhe tha se i qëndron politikës së saj aktuale të durueshme ultra të lehtë.

Çmimi i arit ishte përgjithësisht i pandryshuar pasi investitorëve nuk iu dha asnjë ndihmë nga Fed. Tregtarët janë të shqetësuar se normat e interesit do të qëndrojnë më të larta për më gjatë dhe një dollar në rritje po e bën metalin e çmuar më të shtrenjtë për tregtarët, që tregtojnë me të në valutat e tjera.

Aksionet amerikane lëvizin në nivelet më të ulëta pasi negativiteti dominoi tregtimin e aksioneve. Megjithatë, radhët u formuan në shumë qytete anembanë botës pas fillimit të shitjes së iPhone 15. Porositë në internet u raportuan të jenë të larta dhe telefoni më i fundit i Apple vlerësohet të jetë më i shitur se iPhone 14 i vitit të kaluar me 10%.

Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë në njëmbëdhjetë muaj, por u lëvizi në nivele pak më të ulëta gjatë javës. Deklaratat e Fed-it shkaktuan shqetësime mbi kërkesën e naftës në SHBA. Lajmet nga fundi i javës së kaluar se Rusia do të ndalojë eksportet e gazit dhe dizelit e mbështetën çmimin.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani