CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 69% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67.52% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 13/11/2023 - 17/11/2023

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 22/11/2023

22 Nлntor, 2023
Analiza javore 22/11/2023 Kalendari Ekonomik

EUR/USD lëvizi në nivele më të larta sepse të dhënat e inflacionit në SHBA dhe tregues të tjerë ishin më të ulët se sa pritej. Dollari ra në krahasim me rivalët e tij kryesorë.

Paundi britanik u rrit në nivelin më të lartë në dy muaj në krahasim me dollarin. As të dhënat e inflacionit, të publikuara në BE-në javën e kaluar nuk e ndryshuar trendin e paundit.

USD/JPY u rrit dhe arriti një nivel të ri më të lartë në një vit pasi të dhënat e PBB-së së Japonisë zhgënjyen.

Çmimi i arit u rrit javën e kaluar sepse të dhënat e SHBA-së sugjerojnë se inflacioni po vihet nën kontroll. Tregtarët presin që cikli aktual i rritjes së normave të interesit nga FED-i u përfundua, dhe parashikojnë dy ulje të normave në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Aksionet amerikane u rritën përsëri duke konfirmuar serinë e tyre më të gjatë rritjeje në dy vjet. Aksionet e teknologjisë dhe shitjes me pakicë kanë tejkaluar sektorët e tjerë javët e fundit.

Çmimi i naftës vazhdoi të bjerë dhe regjistroi nivele të reja më të ulëta në tre muaj, sepse ende ekzistojnë shqetësimet lidhur me ekonominë kineze dhe kërkesën e naftës në SHBA. Megjithatë, raportet sugjerojnë se në takimin më 26 nëntor OPEC mund të vendosë për një ulje shtesë të prodhimitd e cila potencialisht mund të shkaktojë rritje të çmimit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani