CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 69% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67.52% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 27/11/2023 - 01/12/2023

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 06/12/2023

06 Dhjetor, 2023
Analiza javore 06/12/2023 Kalendari Ekonomik

EUR/USD lëvizi në nivele më të ulëta pasi në fillim të javës arriti nivelin më të lartë në tre muaj. Fjalimi i kujdesshëm i kryetarit të Fed-it, të premten zhgënjeu tregtarët të cilët kanë pritur një sinjal se normat e interesit do të ulen vitin e ardhshëm.

Paundi britanik u rrit në një nivel tjetër më të lartë në dy muaj kundrejt dollarit, pas publikimit të dhënave më të mira se sa pritej të PBB-së nga Mbretëria e Bashkuar.

USD/JPY ra ndjeshëm pasi analistët e bankave të investimeve vlerësuan se banka e Japonisë po debaton mbi fundin e politikës së normave negative të interesit.

Çmimi i arit u rrit ndjeshëm dhe, deri në fund të javës, arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 2144. Izraeli rifilloi operacionin e tij ushtarak pasi një armëpushim lejoi lirimin e pengjeve, dhe për këtë arsye tensionet u rritën në Lindjen e Mesme.

Aksionet e SHBA-së shënuan javën e pestë radhazi në rritje. Më 30 nëntor Tesla bëri me sukses dërgesat e para të Cybertruck-ut.

Çmimi i naftës ra sepse tregtarët nuk u impresionuan nga marrëveshja e OPEC-ut për reduktime shtesë vullnetare të prodhimit deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2024

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani