CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 19/02/2024 - 23/02/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 28/02/2024

28 Shkurt, 2024
Analiza javore 28/02/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD u rrit për shkak të të dhënave më të mira se sa pritej për ekonominë evopiane, duke sugjeruar një përmirësim të perspektivës ekonomike.

Paundi britanik u rrit kundrejt dollarit pasi publikimi i procesverbalit të FED-it bëri pak për të ndikuar në rënien e dollarit kundrejt shumicës së valutave të tjera.

USD/JPY vazhdoi të rritet javën e kaluar pasi guvernatori i Bankës së Japonisë deklaroi se inflacioni po rritet. Kjo po krijon shpresa se Banka e Japonisë ka të ngjarë të përfundojë me normat negative të interesit në mars.

Çmimi i arit u rrit pas një përpjekjeje tjetër të dështuar për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Izraeli deklaroi se nëse Hamasi nuk i liron pengjet, Izraeli do të nisë një pushtim tokësor në Rafa, gjë që mund të shkaktojë që mjera të palestinezëve të largohen për në Egjipt.

Aksionet u rritën përsëri ndërsa indekset arritën një tjetër nivel më të lartë të të gjitha kohërave, të udhëhequr nga NVIDIA, e cila publikoi fitime rekord. Aksionet e teknologjisë në veçanti vazhduan të rriten, dhe tashmë vlerësohet se vlera e Microsoft-it është 3 trilion dollarë.

Çmimi i naftës ra për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme se ekonomia kineze nuk po performon mirë. Në Lindjen e Mesme, pavarësisht dështimeve të mëparshme në negociata, bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë dhe SHBA mbetet optimiste se një armpushim është i arritshëm.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani