CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 22/04/2024 - 26/04/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 01/05/2024

01 Maj, 2024
Analiza javore 01/05/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD u rrit në nivelin më të lartë në pothuajse dy javë. Dollari amerikan humbi vrullin ndaj shumicës së valutave të tjera sepse rezultati i PBB-së i publikuar javën e kaluar ishte më i keq sesa pritej.

Paundi britanik u rimëkëmb nga nivelet më të ulëta në pesë muaj dhe GBP/USD u rrit ndjeshëm deri në fund të ditës tregtare të premten.

USD/JPY arriti nivelin më të lartë në tridhjetë e katër vjet pasi Banka e Japonisë vendosi t'i mos ndryshojë normat e interesit.

Çmimi i arit ra dhe arriti nivelin më të ulët në pothuajse tri javë. Metali i çmuar u tërhoq pasi Irani tregoi se nuk ka gjasa t'i përgjigjet një sulmi të mëparshëm izraelit.

Çmimi i indeksit të aksioneve u rrit përsëri gjatë javës më të emocionuese të sezonit të publikimit të raporteve financiare deri më tani. Facebook, Microsoft dhe Google të gjitha publikuan rezultate më të mira sesa pritej në një javë tregtare pozitive për shumicën e aksioneve të teknologjisë.

Çmimi i naftës arriti nivelin më të lartë në një javë deri në fund të ditës tregtare të premten. Rënia e rezervës në SHBA sugjeroi se kërkesa rritet në atë vend, duke e mbështetur çmimin e naftës.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani