CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 69% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.88% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 16/02/2026 - 20/02/2026

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 25/02/2026

25 Shkurt, 2026
Analiza javore 25/02/2026 Kalendari Ekonomik

EUR/USD ra në një nivel pranë minimumit të katër javëve, pas raportimeve — të cilat më vonë u mohuan — se Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Lagarde, mund të largohej para përfundimit të mandatit të saj vitin e ardhshëm.

Paundi britanik ra pavarësisht shitjeve me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar dhe të dhënave të tjera më të forta se sa pritej, ndërsa dollari amerikan u forcua kundrejt valutave rivale.

USD/JPY u ngjit në kulmin e dhjetë ditëve pasi të dhënat e inflacionit në Japoni dolën më të ulëta se sa pritej, duke ulur gjasat për rritje të normave të interesit nga Banka e Japonisë në të ardhmen e afërt.

Çmimet e arit u rritën pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi se shumë tarifa emergjente të vendosura nga Presidenti Trump ishin të paligjshme, duke krijuar pasiguri në tregje për lëvizjet e ardhshme të administratës në tregtinë globale.

Aksionet amerikane të indeksit S&P 500 u tregtuan më lart pasi të dhënat e PBB-së së SHBA-së, më të ulëta se sa pritej në fund të javës, iu atribuuan mbylljes së qeverisë. Edhe aksione si Amazon u mbështetën nga rrëzimi i tarifave.

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në kulmin e gjashtë muajve pasi Presidenti Trump i tha Iranit se kishte më pak se dy javë për të nënshkruar një marrëveshje, përndryshe do të përballej me pasoja serioze.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani