CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 78% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Argjend - 07/05/2020

Mikro analiza

07 maj, 2020

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

Trendi: RRITJA

  • Gjatë periudhës së 30 ditëve të fundit, çmimi i argjendit hyri në konsolidim. Paqëndrueshmëria e mëparshme e lartë e cila ndodhi brenda trendëve të fortë është zëvendësuar nga lëvizjet më e moderuara pasi çmimi hyri në fazë të konsolidimit. Lëvizjet e mëprashme shumë e paqëndrueshme u shkaktuan nga shqetësimet lidhur me shpërthimin e koronavirusit, që goditi të gjitha ekonomitë e mëdha anembanë botës. Ndrësa pandemia është vënë nën kontrollin dhe ekonomitë kryesore filluan rihapjen, edhe çmimi i metaleve të çmuara fillo të stabilizohet.
  • Dallimi mes arit dhe argjendit kohët e fundit e arriti nivelin rekord të lartë. Arsyeja kryesore për këtë fshihet në faktorë ndikues të ndryshme. Kërkesa industriale përbëri rreth 69% kërkese për argjend në 2019 dhe vetëm 35% kërkese për ar. (USGS Minera Comodity Summaries 2019) Në të njëjtën kohë, kërkesa për ar varet shumë nga investitorët, që e konsiderojnë metal si tregtim i sigurtë gjatë kohëve të trazirës së tregut dhe periudhave në të cilat investitoritë tremben nga inflacioni. Rënia kryesore e çmimit të argjendit ndodhi për shkak të rënies së kërkesës industriale, e cila ishte shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit (COVID-19), dhe kërkesa e investitorëve u rrit për shkak të shqetësimeve lidhur me ekonominë globale.
  • Shoku e kërkesës industriale i regjistruar në mars duhet të rimëkëmbet. Kina përdor sasi të mëdha të argjendit për prodhim të paneleve diellore, që është vetëm një nga shumë përdorime industriale të këtij metali. Mbyllja e Kinës, e shkaktuar nga COVID-19, shkaktoi rënie të madhe të kërkesës, dhe rihapja e ekonomisë së dytë më e madhe botërore do të fillojë të ndikojë tregjet përsëri. Në të njëjtën kohë, mbyllja e shkaktuar nga COVID-19 ka marrë pjesë të madhe të prodhimit të argjendit të këtij viti, sepse Peru, Meksikë dhe vende të tjera mbyllën miniera të tyre. Edhe kjo po fillon të ndryshohet, por do të duhet pak kohë.
  • Paqëndrueshmëria mesatare ditore gjatë muajit të kaluar ishte 2,65%, ndërsa më e larta ishte më 6 prill, 7,64%.
  • Paqëndrueshmëria mesatare ditore gjatë periudhës së një viti është 2,08%, ndërsa paqëndrueshmëria mesatare ditore në mars nga marsi e më tutje është rreth 4%. Paqëndrueshmëria më e lartë ditore për vitin 2020 është në nivelin 23,67%, dhe ishte arritur me 16 mars 2020.
  • Tabela 1 tregon se argjendi ka arritur nivelin e paqëndrueshmërisë ditore prej 5,64% më 30 prill, që është pothuajse dyfishi i mesatares që nga fillimi i vitit. Paqëndrueshmëria ditore gjatë muajit e kaluar ishte gati 30% më e lartë se sa mesatarja që nga fillimi i këtij viti.

Tabela 1: Paqëndrueshmëria ditore e çmimit të argjendit për periudhën nga 7 prill deri në 6 maj

PËRFUNDIM

Argjendi zakonisht ndjek dhe amplifikon atë që po ndodh me ar, që është faktori kryesore. Paniku ludhur me aksioneve i kohëve të fundit shkaktoi rënie të çmimit të argjendit në nivelet më të ulëta në krahasim me arin. Paqëndrueshmërinë e lartë mund të presim edhe në të ardhmën, sepse banka qendrore injektojnë para, për ta ruajtur likuiditetin dhe qeveritë bien në deficit të madh që mund të shkaktoi rritje të kërkesës për instrumente të strehës së sigurtë. Frika e një lufte të re tregtare mes SHBA-së dhe Kinës do të rrisë kërkesë për asete të strehës së sigurtë, siç janë ari dhe argjendi, kryesisht për shkak të gjendjes së keqe të ekonomisë globale. Ndërsa çmimi i argjendit do të përfiton nga faktorë të strehës së sigurtë, rimëkëmbja kryesore do të ndodhet kur prodhimi industrial dhe ekonomia globale rimëkëmben, sepse faktori kryesor i lëvizjes së çmimit të argjendit është përdorim në industri.

Nivelet e rezistencës dhe e mbështetjes

Nivelet e rezistencës dhe e mbështetjes të argjendit u krijuan në bazë të paqëndrueshmërisë mesatare ditore të çmimit nga marsi (Rezistencë 1 dhe Mbështetja 1); në bazë të nivelit më të lartë në periudhën e një muaji (Rezistencë 2 dhe Mbështetja 2); në bazë të paqëndrueshmërisë më të lartë nga marsi, pa paqëndrueshmëri ekstreme nga 16 mars (Rezistencë 3 dhe Mbështetja 3).

Çmimi i referencës

14.60

Rezistencë 3

16.11

Rezistencë 2

15.71

Rezistencë 1

15.18

Mbështetje 1

14.02

Mbështetje 2

13.48

Mbështetje 3

13.08

10 centë për 1 lot*

USD

EUR**

GBP***

(+/-) $ 100

(+/-) €92.42

(+/-) £80.73

* 1 lot është i njëjtë me 10000 njësi
** EUR/USD = 1.07980
*** GBP/USD = 1.23671
Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 09:10 GMT+1 dhe 07 05 2020

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
ARGJENDI Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani