CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 74% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Ari - 24/11/2020

Mikro analiza

24 Nлntor, 2020

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

Trendi afatmesëm: RRITJA

Ari: përmbledhje

  • PASIGURI RRETH ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË SHBA (3 nëntor): Demokrati Joseph Biden u deklarua presidenti i 46-të të SHBA-së Por presidenti Trump ende nuk ka pranuar këtë, duke paraqitur më shumë padi. Skuadra e Trumpit ka prova për padi në së paku 10 shtete. Pastaj përfundimisht Gjykata e Lartë mund të konsiderojë këto sfida ligjore. Ndërkohë, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme të hënën (23 nëntor) e pranoi Joe Bidenin si fitues të zgjedhjeve presidenciale. Ky emërtim shkakton një proces zyrtar tranzicioni, duke i dhënë Bidenit dhe ekipit të tij mundësinë e përdorimit të zyrtarëve të tanishëm të agjencisë, librave informimi dhe burimeve të tjera qveritare
  • PRITET NJË STIMUL MË I MADH, I CILI DO TA ZHVLEFTËSOJË DOLLARIN, DHE TA MBËSHTESË ARIN: Tregjet presin që Demokratët dhe Republikanët të rifillojnë negociata pas njoftimit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, për ta diskutuar një paketë të tjerë të stimulit. Disa Republikanët kanë thënë se paketë mund të pritet para fundit të vitit 2020. Goldman Sachs parashikon që paketa të miratohet në dhjetor, që vlera e saj të jetë rreth 1 trilion dollarë.
  • PRITET QË REZERVA FEDERALE T'I MBAJNË NORMAT E INTERESIT AFËR NIVELIT 0,00% PËR NJË PERIUDHË TË GJATË: Kryetari i rezervës federale, Jerom Powell zbuloi një metodë të re të vendosjes së politikës monetare amerikane, duke e lejuar rritjen e inflacionit e papunësisë për t'i mbajtur normat e interesit në nivele të ulëta gjatë vitëve që vijnë. Pas një shqyrtim një-vjeçar, Powelli tha se Fed-i do të përpiqet inflacioni të mbetet rreth nivelit 2%.
  • KËRKESA PËR ASET TË STREHËS SË SIGURT, AR, E SHKAKTUAR NGA COVID-19 SHKAKTOI KRIZË FINANCIARE: Duhet të presim që ari të rimëkëmbet sepse kërkesa për asete të strehës së sigurtë është në nivele të larta, e mbështetur nga rritja e pasigurive në tregje financiare, e shkaktuar nga kriza e koronavirusit. Shumë pjesëmarrës të tregut frikësohen nga zbatimi i mundshëm të masave kundër përhapjes së koronavirusit në shumë vende, që mund të pengojë rimëkëmbje globale ekonomike. Lajmet e fundit nga Pfizerit mbi përparim të rëndësishëm në zhvillim të vaksinës kundër koronavirusit shkaktoi optimizëm te tregje, duke shkaktuar rënie të çmimit të arit, por shkencëtarët mendojnë se do të duhet kohë para që të kemi në dispozicion një vaksinë për vaksinim masiv.
  • MENDIMI I ANALISTËVE (CITIGROUP / UBS / Credit Suisse): CITIGROUP tha se ari mund të arrijë një nivel rekord përpara fundit të këtij viti, i mbështetur pjesërisht nga rreziqet që i rrethojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA. "E mbajmë objektivin 6-12-mujor në 2,300 dollarë për ons". GOLDMAN SACHS e ka rritur çmimin 12-mujor nga 2000 dollarë në 2300. UBS e ka rritur parashikimin për ar për vitin e ardhshëm nga 1,850 dollarë në 2,100 dollarë për ons. CREDIT SUISSE përditësoi çmimin e synuar në 2175-2300 dollarë për ons.

Parashikim afatmesëm teknik

  • Ari humbi më shumë se 50 dollarë pas një shitjeje në fillim të kësaj jave, që shkaktoi rënie të çmimit të arit në nivel më të ulët që nga qershori i vitit 2020 (1810)
  • Nga pikëpamja teknike, mund të presim që ari të rimëkëmbet pasi RSI ditor kohët e fundit ra drejt pragut të shitjes së tepruar 30, duke sugjeruar një rimëkëmbje të mundshme.
  • Ari u përpoq të mbetet mbi linjën e tij të lëvizjes eksponenciale 155-ditore, që kohët e fundit veproi si niveli i mbështetjes.
  • Në rast të rritjes, mund të presim që ari të shkojë drejt Rezistencës 1, 1880 dhe Rezistencës 2, 1942. Por, nëse ari nuk arrin të përmbushë këto pritje, mund të shkojë drejt Mbështetjes 1, 1740.


Grafiku: (Ari, ditor)

Çmimi aktual: 1810

ARI

Afatmesëm

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

2000

Rezistencë 2

1942

Rezistencë 1

1880

Mbështetje 1

1740

Mbështetje 2

1700

Mbështetje 3

1650

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit për 1.00 Lot*

ARI

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

19,000.00

13,200.00

7,000.00

-7,000.00

-11,000.00

-16,000.00

Fitimi apo humbja në €**

16,002.29

11,117.38

5,895.58

-5,895.58

-9,264.48

-13,475.61

Fitimi apo humbja në £**

11,961.38

9,866.72

5,232.35

-5,232.35

-8,222.27

-11,959.67

Fitimi apo humbja në C$**

24,746.93

17,192.60

9,117.29

-9,117.29

-14,327.17

-20,839.52

* 1.00 lot është ekuivalent me 100 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 11:14 GMT dhe 24 11 2020
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
ARI Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani