CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 78% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Ari - 26/03/2020

Mikro analiza

26 mars, 2020

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

TRENDI: RRITJA

Krahasimi i krizës financiare e 2007-2009 dhe Krizës financiare e koronavirusit e 2020

Kriza financiare e 2007-2009

Kriza financiare e koronavirusit e 2020

Rënia e veprimtarisë ekonomike në SHBA

Norma e papunësisë në SHBA u rrit në 10,0%

Pritet që veprimtaria ekonomike në SHBA të bjerë

Norma e papunësisë në SHBA rritet

Përgjigja e Rezervës Federale e SHBA-së

Përgjigja e Rezervës Federale e SHBA-së

Rezerva Federale e SHBA-së e uli normën e interesit në 0,25%

Rezerva Federale e SHBA-së nisi një program të kufizuar të lehtësimit sasior (QE1, QE2 dhe QE3)

Rezerva Federale e ul normën e interesit në 0,00-0,25%

Rezerva federale nisi një program të lehtësimit sasior të pakufizuar

Përgjigja e Kongresit të SHBA-së

Përgjigja e Kongresit të SHBA-së

Kongresi i SHBA-së miratoi një paketë ndihme dhe stimuli me vlerë pak poshtë 1 trilion dollarë

Kongresi i SHBA-së miratoi një paketë ndihme dhe stimuli me vlerë 2 triliona dollarë

Ari gjatë krizës financiare e 2007-2009

  1. Ari përpara krizës së likuiditetit
  • Investitorët u përqendruan te tregjet e strehës së sigurtë për ta blerë arin dhe për ta mbrojtur pasuritë e tyre nga kriza e atëhershme që vinte.
  • Ari u rrit në rreth 1030$ për ons në mars 2008 nga rreth 860$ në janar i 2008.
  • Kjo shënoi një rritje prej rreth 170$ (+20,00%).
  1. Ari gjatë krizës së likuiditeti
  • Kriza e likuiditetit filloi në mars 2008, duke i detyruar investitorët t'i likuidojnë pozicionet e tyre jolikuide dhe të përpjekin ta sigurojnë para.
  • Ndërkohë, administratorët e fondeve të investimeve nxituan të likuidojnë aksionet e tyre për ta përmbushur kërkesë e margjinës ndërsa tregjet e aksioneve kishin rënë.
  • Ari ra nga rreth 1030$ për ons në mars 2008 në rreth 680$ për ons në tetor 2008
  • Kjo ishte rënia prej 350$ për ons (-34,0%)
  1. Ari pas fillimit të futjes së paketës së stimulit fiskal
  • Në tetor 2008, ari fillo të rimëkëmbet pasi bankat qendrore anembanë botës injektuan shum para për ta shpëtuar sistemin financiar botëror, duke shkaktuar frikë të zhvlerësimit të monedhës dhe rritjes së inflacionit. Inflacioni zakonisht e ul fuqinë blerëse të parave prej letre.
  • Ndërkohë, bota u përball me krizën e borxhit, kur vendet si Greqia ishin në prag të shkatërrimit dhe falimentimit. Investitorët nuk besuan se qeveritë janë në gjendje t'i paguajnë borxhet e tyre, duke i larguar nga tregjet e borxheve shtetërore drejtë arit, asetit të shtrehës së sigurtë.
  • Ari u rrit nga 680$ për ons në rreth 890$ për ons në një periudhë mes tetorit dhe dhjetorit të vitit 2008.
  • Kjo ishte një rritje prej rreth 210$ për ons (+31,0%).

Ari gjatë krizës financiare të koronavirusit

  1. Ari përpara krizës së likuiditetit
  • Investitorët u përqendruan te tregjet e shtrehës së sigurtë, për ta blerë arin dhe për t'i mbrojtur pasuritë e tyre sepse shpërthimi i koronavirusit kërcënoi që ekonomitë më e mëdha e botës të mbyllen.
  • Ari u rrit në rreth 1700$ për ons në mars 2020 nga rreth 1520$ në janar i 2020.
  • Kjo shënoi një rritje prej rreth 180$ (+12,00%).
  1. Ari gjatë krizës së likuiditeti
  • Në fund të marsit mes pjesëmarrësve të tregut u shfaq frika rreth likuiditetit, (siç ishte rast gjatë krizës financiare e 2007-2009), që i detyroi investitorët t'i likuidojnë pozicionet e tyre më pak likuide, siç është ari.
  • Ari ra nga rreth 1700$ për ons në rreth 1450$ për ons.
  • Kjo ishte rënia prej 250$ për ons (-15,0%)
  1. PRITJET: Ari pas futjes së paketave të stimulit monetar dhe fiskal
  • Bankat qendrore anembanë botës vazhduan të injektojnë para, ndërsa qeveritë përsëri injektojnë paketa të stërmedha stimuli dhe ndihme, siç ishte rast gjatë krizës financiare e 2007-2009.
  • Rreziku i inflacionit rritet.
  • Kjo përsëri mund të zhvleftësojë para prej letre, ndërsa borxhi i madh i vendeve mund t'i kthejë investitorët nga tregjet e borxheve shtetërore, sepse disa prej tyre mund të përballen me vështirësi që t'i paguajnë borxhet.
  • Këto pasiguri mund t'i shtyjnë përsëri investitorët drejt arit.
  • Ari mund të shkojë përsëri drejt nivelit 1700$ për ons.
  • Kjo do të ishte një rritje prej rreth 7,00% nga çmimi i hapur prej 1590$ për ons i 26 marsit.

NGJARJA

Faza

Periudha

Ndryshimi i çmimit

Kriza financiare e 2007-2009

Ari përpara krizës së likuiditetit

Janar-Mars 2008

+$170

Ari gjatë krizës së likuiditeti

Mars-tetor 2008

- $350

Ari pas paketës stimuluese

Tetor-dhjetor 2008

+$210

Kriza financiare e koronavirusit e 2020

Ari përpara krizës së likuiditetit

Janar-9 mars 2020

+ $180

Ari gjatë krizës së likuiditeti

9 mars-19 mars 2020

- $250

PRITJET: Ari pas paketës stimuluese

26 mars-maj 2020*

+$110

Burimi: Fortrade MetaTrader 4

*Çmimi i arit tashmë fillo të tregojë shenja të rimëkëmbjes si edhe gjatë 2007-2009. Në periudhën mes 20 dhe 26 marsit, ari u rrit rreth 130 dollarë për ons.

Ju lutemi, vini re se rezultate të kaluara nuk garantojnë rezultate të ardhshme.


BURIMI: BLOOMBERG

  • Përmbledhja teknike

Linja e referencës:

1590.00

Rezistencë 3:

1920.00

Rezistencë 2:

1796.00

Rezistencë 1:

1700.00

Mbështetja 1:

1485.00

Mbështetja 2:

1390.00

Mbështetja 3:

1281.00

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit për 1.00 Lot*

ARI

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

33,000.00

20,600.00

11,000.00

-10,500.00

-20,000.00

-30,900.00

Fitimi apo humbja në €**

30,169.77

18,833.25

10,056.59

-9,599.47

-18,284.71

-28,249.88

Fitimi apo humbja në £**

27,692.00

17,286.52

9,230.67

-8,811.09

-16,783.03

-25,929.78

* 1.00 lot është ekuivalent me 100 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 08:42 GMT dhe 26 3 2020
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
ARI Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani