CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 74% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Nafta e papërpunuar - 08/12/2020

Mikro analiza

08 Dhjetor, 2020

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

Trendi afatmesëm: RRITJA

  • PËRMBLEDHJA E TREGUT TË NAFTËS SË PAPËRPUNUAR:

Nafta e papërpunuar u mbet mbi nivelin 40,0, e mbështetur nga lajmet e reja për vaksinë kundër COVID-19, pavarësisht nga rritja e rasteve të infeksioneve me koronavirusin. Nafta e papërpunuar më 4 dhjetor arriti ta testojë nivele më të larta që nga fillimi i marsit të vitit 2020 (46,650).

  • PËRPARIMI I VAKSINËS KUNDËR KORONAVIRUSIT RRIT PRITJE PËR FUND TË PANDEMISË:

Pfizeri dhe Moderna kanë dalë me të dhënat që treguan efektshmëri të fortë të vaksinave të tyre (95% dhe 94,1%). Tregjet presin që vaksina të jetë në dispozicion nga viti 2021, që mund t'i jep fund pandemisë. Pfizeri të premten (20 nëntor) kërkoi autorizim dhe rezultate do të njoftohen pas 10 dhjetorit. Dërgesat e para të vaksinës Pfizer do të dorëzohen më 15 dhjetor. Përveç kësaj, MB-ja e miratoi vaksinën e Pfizerit kundër covid-19 më 2 dhjetor. Nga ana tjetër, moderna kërkoi autorizim nga FDA-ja të hënën (30 nëntor). Kompania tha se dozat e parë mund të jepen më 21 dhjetor. Përveç kësaj, një studim tregoi se vaksina ka një potencial për imunitet të qëndrueshëm, sepse pjesëmarrësit e fazës 1 treguan një nivel të lartë të antitrupave pas 119 ditësh.

  • KËRKESA E NAFTËS ËSHTË E QËNDRUESHME PAVARËSISHT NGA MASAT E REJA:

SHBA: Kërkesa për naftë në SHBA ka vazhduar të rimëkëmbet siç tregon edhe rënia e rezervave të naftës në SHBA. Sipas raporteve të fundit nga Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-së, rezervat të SHBA-së duke përjashtuar Rezervat Strategjike të Naftës ranë në nivelin më të ulët që nga marsi, në 488 milion fuçi. Kjo është rënia nga 525.969 milion fuçi të arritura në qershor 2020 për shkak të kufizimeve në SHBA.

ASIA: Rimëkëmbja e kërkesës për naftë është shenuar gjithashtu në Azi, kryesisht në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut. Sipas Bloombergut, rimëkëmbja e Kinës nga pandemia Covid-19 po siguron një pushim të mirëpritur në segmentin më të goditur të tregut të naftës ndërsa udhëtimet ajrore të brendshme i arritën nivelet, në të cilat ishte para pandemisë. Ngritja e udhëtimeve po kontribuon në një rimëkëmbje të prodhimit të karburantit të avionit nga nafta e papërpunuar.

  • OPEC+ :

OPEC+ ra dakord më 3 dhjetor mbi kompromisin. Karteli do të fillojë ta rrisë prodhimin (i cili është tani 7,7 milionë fuçi në ditë). Grupi do të shtojë 500,000 fuçi në ditë të naftës së papërpunuar nga janari, ndërisa ministrat do të mbajnë takime mujore për të vendosur mbi hapat e ardhshëm. Me këtë marrëveshje OPEC+ shmangi një prishje pas tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. OPEC+ do të takohet herën e ardhshme më 4 janar.

  • PARASHIKIMET E ANALISTËVE (GOLDMAN SACHS / CITIGROUP):

Goldman Sachs e përsëriti parashikimin e tij duke pritur që çmimi të rritet dhe parashikon çmimin e naftës Brent të mbetet në 65$ në nivel 12-mujor. Mbi bazë të dallimit të tanishëm mes çmimeve të naftës WTI dhe asaj Brent (3 dollarë), mund të presim që çmimi i naftës WTI të jetë 62$ për fuçi. Citigroup pret që çmimi të rritet drejt 48$ deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2021, dhe drejt 50$ deri në fund të tremujorit të dytë.


Grafiku: (Nafta e papërpunuar, ditor)

Çmimi aktual: 45.40

NAFTA E PAPËRPUNUAR

Afatmesëm

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

50.00

Rezistencë 2

49.00

Rezistencë 1

48.00

Mbështetje 1

43.00

Mbështetje 2

42.00

Mbështetje 3

41.00

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit për 1.00 Lot*

NAFTA E PAPËRPUNUAR

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

4,600.00

3,600.00

2,600.00

-2,400.00

-3,400.00

-4,400.00

Fitimi apo humbja në €**

3,797.45

2,971.92

2,146.38

-1,981.28

-2,806.81

-3,632.34

Fitimi apo humbja në £**

2,847.24

2,699.20

1,949.42

-1,799.46

-2,549.24

-3,299.02

Fitimi apo humbja në C$**

5,884.69

4,605.41

3,326.13

-3,070.27

-4,349.55

-5,628.83

* 1.00 lot është ekuivalent me 1000 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 9:50 GMT dhe 08 12 2020
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
NAFTA Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani