CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 78% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Tesla Inc. (#TSLA) - 25/08/2020

Mikro analiza

25 gusht, 2020

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

Trendi afatmesëm: RRITJA

Kompania: Tesla Inc. harton, prodhon dhe shet automjete elektrike me performancë të lartë dhe komponentë të automjeteve elektrike. Tesla shet më shumë se pesë vetura plotësisht elektrike, ndër të tjera, Modelin S dhe Modelin X SUV, si edhe Modelin 3, i cili është ndër makinat elektrike më të shitur në botë.

Tesla publikon të ardhurat për tremujorin e dytë (Q2) më e mira se sa pritej: Prodhuesi kryesor i makinave elektrike në botë publikoi të ardhura me vlerë prej 2.18 dollarësh për aksion, shumë më mirë se 3 cent për aksion të parashikuara nga analistët. Të ardhurat u rritën në 6,04 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, gjithashtu më mirë se sa parashikuan analistët para publikimit të rezultateve, 5.37 miliardë dollarë.

Përfshirja e indeksit S&P 500 është në udhë?: Pasi Tesla raportoi të ardhura tremujorin e katërtë me rradhe, prodhuesi i automjeteve elektrike më në fund u bë i kualifikuar për t'u përfshirë në S&P 500. Nëse përfshihet në S&P 500, pjesmarrësja e Tesla-s do të jetë më shumë se 1% të indeksit, bazuar në kapitalizimin krahasues të tregut. Kur Tesla të shtohet në indeksin S&P 500, të gjithë ata që e ndjekin indeksin (investitorë individualë, fonde mbrojtëse, lloje të investitorëve privatë në industri të automjeteve) do të duhet ta blejnë atë. Kjo mund të rrisë kërkesën për aksonet e Tesla-s, që mund të ndikojë pozitivisht në çmimin e aksionit.

Pritjet e biznesit të Shangait: Prodhimi i Tesla-s në Shangai ka marrë rolin e motorit të rritjes pasi tregu i madh potencial i përdoruesve të hershëm nxit një rritje të kërkesës dhe e bën tregun kinez më të rëndësishëm dhe voluminoz për kompani. Sipas Bloomberg-ut, rreth 26.500 makina të Model 3 të prodhuara në Kinë janë regjistruar në Kinë gjatë dy muajve të fundit, që është 160,000 automjete në nivelin vjetor.

Pritjet e Baterisë Tesla: Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s Elon Musk ka thënë që prodhuesi amerikan i makinave elektrike mund të jetë në gjendje të prodhojë bateri me jetë më të gjatë me 50 për qind më shumë dendësi energjie në tre deri në katër vjet. Tesla tha se Dita e Baterisë do të zhvillohet në të njëjtën ditë me mbledhjen vjetore të aksionerëve, më në 22 shtator të viti 2020.

Çfarë është ndarja e aksioneve: Sipas Investopedias, ndarja e aksioneve është një vendim nga bordi i drejtorëve të një kompanie për të rritur numrin e aksioneve që janë në qarkullim duke lëshuar më shumë aksione për aksionarët aktualë. Për shembull, në një ndarje të aksioneve 2-për-1, një aksion shtesë jepet për secilën aksion të mbajtur nga një aksioner. Pra, nëse një kompani kishte 10 milionë aksione në qarkullim para ndarjes, ajo do të ketë 20 milionë aksione pas një ndarjeje 2-për-1. Pas një ndarjeje, çmimi i aksioneve do të ulet. Në shembullin e ndarjes 2-për-1, çmimi i aksionit do të përgjysmohet.

Ndarja e aksioneve të Tesla-s 5-për-1 (31 gusht, 2020): Aksioni i Tesla-s u mbyll në $ 2011 më 24 gusht, 2020. Nëse ndarja ndodh në këtë çmim, çmimi i ri i aksionit do të ulet me një të pestën, në 402,2 $. Aksionet e Tesla-s janë rritur pothuajse 40% që kur Tesla njoftoi ndarjen (11 gusht), për të arritur një rekord të ri prej 2139 $. Investitorët dhe tregtarët vazhduan të blinin Tesla duke besuar se ndarja mund ta bëjë aksionin më të disponueshëm për investitorët dhe tregtarët me pakicë.

Paqëndrueshmëria ditore e çmimit të Tesla-s Inc.

  • Paqëndrueshmëria ditore e çmimit u rrit në 6,98% në ditë në vitin 2020.
  • Që nga mesi i shkurtit 2020, kur kriza e koronavirusit nisi të godasë tregje të aksioneve, paqëndrueshmëria mesatare ditore u rrit në 7,04%.
  • Që nga 24 gushti, paqëndrueshmëria pesë-ditore të mesatares lëvizëse ka qëndruar në 6,35%.

  • Shembulli i llogaritjes bazuar në paqëndrueshmëri për 1.00 Lot (1 lot = 10000 aksione)

  • Parashkim teknik ( Tesla Inc., javor, 205-2020)


BURIMI: Bloomberg

Çmimi aktual: 1980

Tesla Inc.

Afatmesëm

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

2500

Rezistencë 2

2400

Rezistencë 1

2260

Mbështetje 1

1703

Mbështetje 2

1658

Mbështetje 3

1550

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit për 1.00 Lot*

Tesla Inc.

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

520,000.00

420,000.00

280,000.00

-277,000.00

-322,000.00

-430,000.00

Fitimi apo humbja në €**

440,234.00

355,573.62

237,049.08

-234,509.27

-272,606.44

-364,039.65

Fitimi apo humbja në £**

336,266.98

320,811.50

213,874.33

-211,582.82

-245,955.48

-328,449.87

Fitimi apo humbja në C$**

687,783.20

555,517.20

370,344.80

-366,376.82

-425,896.52

-568,743.80

* 1.00 lot është ekuivalent me 1000 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 09:25 GMT+1 dhe 25 08 2020
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
TESLA Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani