Nafta e papërpunuar mundësia javore e tregut në rritje të bazuar në 1.00 lot* llogari:
- PROCESI I VAKSINIMIT PËRHAPET ANEMBANË GLOBIT, 2,19 MILIARDË DOZA JANË TASHMË TË DËRGUAR, MESETARJA DITORE ËSHTË 35,4 MILIONË DOZË. Procesi i vaksinimit mban shanset në nivele të larta se gjithnjë e më shumë vende të rihapen gjatë verës, që mund të shkaktojë rritje të udhëtimeve dhe të konsumit të karburantit. Kjo mund t'i mbështesë çmimet.
- EVROPA dhe MB-ja po fillojnë të rihapen gradualisht, që mund të rritë pritjet për konsumin e naftës gjatë verës. Trafiku në Evropë është në nivele në të cilat ishte në vitin 2019 për herë të parë qysh nga fillimi i pandemisë. BE-ja tha se do të hapë kufijtë e saj për njerëz plotësisht të vaksinuar, që mund të shkaktojë rritje të vëllimit të udhëtimeve gjatë verës. Nga ana tjetër, MB-ja do të rihapet plotësisht deri më 21 qershor 2021.
- KËRKESA PËR NAFTË NË KINË VAZHDON TË RIMËKËMBET: Analistët presin që importet e naftës të rriten në 11-11,5 milionë fuçi në ditë gjatë periudhës që vjen, që do të ishte një rritje në krahasim me 9,86 milionë fuçi në ditë në maj.
- Kërkesa për naftë dhe benzinë në SHBA vazhdoi të rimëkëmbet pasi sezoni i vozitjes tashmë filloi me Ditën e Kujtimit më 31 maj: Rezerva e naftës në SHBA (31 maj-4 korrik): EIA vlerëson se rezervat e naftës së papërpunuar RANË me 2,108 milionë fuçi javën e kaluar. Analistët kanë parashikuar rënie prej 2,04 milionë fuçish.
- Numri i infeksioneve në Indi vazhdon të bjerë, dhe më 8 qershor ka pasur 100 mijë infeksione me COVID-19, që është rënie në krahasim me kulmin prej 400 mijë të arritur në fillim të majit. Me rënien e numrit të infeksioneve, mund të presim që qeveria të lehtësojë disa nga kufizimeve pandemike, që mund të shkaktojë rritje të konsumit të naftës dhe benzinës. INDIA është prodhuesi dhe importuesi i tretë më i madhë të naftës në botë, e cila diku importonte më shumë se 5 milionë fuçi në ditë.
- IRANI THOTË SE NEGOCIATAT MBI MARRËVESHJE BËRTHAMORE DO TË KENË NEVOJË PËR NJË RAUND TJETËR, GJË QË E PENGON IRANIN NË AFAT TË SHKURTËR TA RRITË EKSPORTET E NAFTËS: Fuqitë botërore (së bashku me SHBA-në) dhe Irani do të vazhdojnë negociatat. Ali Rabiei, zëdhënësi i qeverisë së Iranit, tha se negociatat do të finalizojnë një marrëveshje në gusht, kur skadon mandati i presidentit Rouhani. Irani do të mbajë zgjedhje presidenciale më 18 qershor 2021. Analistët e Citigroup-it presin që eksporetet e naftës të Iranit të rriten para tremujorit të katërtë të vitit 2021.
- MENDIMI I ANALISTËVE (GOLDMAN SACHS/ CITIGROUP/UBS): Goldman Sachs pret që kërkesa të rritet me 5,2 milionë fuçi në ditë në disa muaj të ardhshëm. Parashikon që çmimi të jetë rreth 77 dollarë për fuçi. Citigroup pret që çmimi i naftës të rritet gjatë verës, dhe parashikon që çmimi të jetë 75$ për fuçi. UBS parashikon 72 dollarë për fuçi.
Nafta e papërpunuar, 9 qershor 2021
Çmimi aktual: 70.00
NAFTA E PAPËRPUNUAR |
Javor |
Drejtimi i trendit |
RRITJA |
Rezistencë 3 |
77.00 |
Rezistencë 2 |
75.00 |
Rezistencë 1 |
73.00 |
Mbështetje 1 |
67.10 |
Mbështetje 2 |
66.00 |
Mbështetje 3 |
65.00 |
Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit javor për 1.00 Lot*
NAFTA E PAPËRPUNUAR |
||||||
ÇMIMET E REFERENCËS |
Rezistencë 3 |
Rezistencë 2 |
Rezistencë 1 |
Mbështetje 1 |
Mbështetje 2 |
Mbështetje 3 |
Fitimi apo humbja në $ |
7,000.00 |
5,000.00 |
3,000.00 |
-2,900.00 |
-4,000.00 |
-5,000.00 |
Fitimi apo humbja në €** |
5,747.98 |
4,105.70 |
2,463.42 |
-2,381.30 |
-3,284.56 |
-4,105.70 |
Fitimi apo humbja në £** |
4,940.92 |
3,529.23 |
2,117.54 |
-2,046.95 |
-2,823.38 |
-3,529.23 |
Fitimi apo humbja në C$** |
8,465.52 |
6,046.80 |
3,628.08 |
-3,507.14 |
-4,837.44 |
-6,046.80 |
* 1.00 lot është ekuivalent me 1000 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 09:00 GMT+1 dhe 09 06 2021
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknika Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.