NIO Inc. mundësi javore e tregut në rritje të kursit të bazuar në 1.00 lot llogari:
- NIO makina dhe pjesë elektrike, si edhe shërbime të ngarkimit të baterisë. NIO Inc. shet modelet e tyre ES8, ES6 si edhe makinë të re elektrike EC6. Në janar të vitit 2021 kompania zbuloi sedanin e saj ET7 i cili do të shitet në 2022. Selia e Nio Inc. është në Shangai, Kinë.
- DORËZIMI I MAKINAVE PËR QERSHOR 2021 (A DO TË DËRGOJË NIO NJË NUMËR REKORD MAKINASH NË QERSHOR?): Kompania dërgoi 6711 makina në maj. Por, ata kanë thënë se do të jenë në gjendje të përshpejtojnë dërgesën në qershor për të kompensuar vonesat nga maji. NIO nuk i ndryshoi parashikimet për tremujorin e dytë kur bëhet fjala për dërgesë, ata parashikojnë 21000-22000 makina. Kjo do të thotë se në qershor kompania do të dërgojë 8200 makina, që do të ishte një rekord mujor. Rritja e dërgesave në qershor mund të sinjalizojë një lehtësim të mungesës globale të gjysmëpërçuesve. Kjo do të ishte një lajm i mirë për NIO.
- MODELI I RI "GEMINI" DO TË LANCOHET VITIN E ARDHSHËM: Raportet thonë se "Gemini" është një emër i koduar për makina elektrike të nivelit të lartë, që do të lancohen vitin e ardhshëm. Zëdhënësi i NIO-s konfirmoi se projekti "Gemini" do të përfshijë prodhimin e makinave luksoze të markës NIO, që do të konkurrojnë Tesla-s, Audi-t dhe BMW-it.
- NGJARJE: NIO DO TË HYJË NË TREGUN E NORVEGJISË DHE TË VENDEVE TË TJERA EVROPIANE: Nio njoftoi zyrtarisht hyrjen në treg të norvegjisë në konferencën për shtyp NIO Norway, duke bërë një hap të parë në një vend të huaj. Automjeti elektronik i Nio-s, ES8, do të jetë modeli i parë i prezantuar në Norvegji, ndërisa ET7 sedan do të prezantohet në vitin 2022. Qendrën e parë e servisit dhe e dërgesës Nio do ta hapë në Oslo, Norvegji, në shtator. Deri në fund të vitit 2022 Nio parashikon të ketë edhe stacionet e shkëmbimit të baterive në Norvegji. Nio planifikon të hyjë në tregun gjerman në vitin 2022.
- LËVIZJA E ÇMIMIT (AKSIONI I NIO-S MUND TË RIMËKËMBET): Aksioni i NIO-s tani po lëviz 35% nën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 66,85$, të cilin e testoi në janar 2021.
- MENDIMI I ANALISTËVE: Morgan Stanley përsëriti se pret që çmimi të aksionit të jetë në 64$ për aksion. Credit Suisse parashikon 75 dollarë, ndërisa Deutsche Bank parashikon 60 dollarë për aksion. JP Morgan parashikon 70$ për aksion. Citigroup e ndryshoi qëndrimin nga neutral në blerje, duke pritur që çmimi të jetë 58,30 dollarë për aksion.
NIO Inc., 8. junij 2021
Çmimi aktual: 43.35
| NIO Inc. | Javor | 
| Drejtimi i trendit | RRITJA | 
| Rezistencë 3 | 60.00 | 
| Rezistencë 2 | 55.00 | 
| Rezistencë 1 | 50.00 | 
| Mbështetje 1 | 37.00 | 
| Mbështetje 2 | 35.00 | 
| Mbështetje 3 | 33.00 | 
Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit javor për 1.00 Lot*
| NIO Inc. | ||||||
| ÇMIMET E REFERENCËS | Rezistencë 3 | Rezistencë 2 | Rezistencë 1 | Mbështetje 1 | Mbështetje 2 | Mbështetje 3 | 
| Fitimi apo humbja në $ | 16,650.00 | 11,650.00 | 6,650.00 | -6,350.00 | -8,350.00 | -10,350.00 | 
| Fitimi apo humbja në €** | 13,680.17 | 9,572.01 | 5,463.85 | -5,217.36 | -6,860.63 | -8,503.89 | 
| Fitimi apo humbja në £** | 11,777.77 | 8,240.90 | 4,704.03 | -4,491.82 | -5,906.57 | -7,321.32 | 
| Fitimi apo humbja në C$** | 20,121.53 | 14,079.03 | 8,036.53 | -7,673.98 | -10,090.98 | -12,507.98 | 
* 1.00 lot është ekuivalent me 1000 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 13:15 GMT+1 dhe 08 06 2021
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknika Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.