CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 06/05/2024 - 10/05/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 15/05/2024

15 Maj, 2024
Analiza javore 15/05/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD u rrit më shumë në një javë të qetë, sa u përket të dhënave ekonomike. Ekonomia e Gjermanisë kishte një fillim më të fortë se sa pritej në fillimin e vitit, tha Institutit Ekonomik Gjerman.

Paundi britanik ra pavarësisht nga të dhënat më të mira se sa pritej të PBB-së. Banka e Anglisë vendosi të mbajë normat e interesit në 5.25%.

USD/JPY u rrit pasi guvernatori i Bankës së Japonisë, Ueda, deklaroi të mërkurën se rënia e jenit mund të shkaktojë një rritje tjetër të normave të interesit.

Çmimi i arit u rrit ndjeshëm dhe arriti nivelin rekord në tri javë. Ari u rrit pasi Izraeli u tërhoq nga bisedimet e armëpushimit me Hamasin. Izraeli pritet të fillojë fazën e dytë të operacionit të tij në qytetin Rafah.

Shumica e indekseve të aksioneve përfunduan javën në nivele më të larta, megjithëse aksionet e teknologjisë ranë paksa. Sa i përket sezonit të raporteve financiare, Reddit e publikuar raportin e tij, dhe rezultatet ishin më të mira sesa pritej. Prodhuesi i çipave ARM publikoi fitime pozitive, por parashikimet për të ardhmen i zhgënjyen tregtarët.

Çmimi i naftës ra pak në një javë të paqëndrueshme që regjistroi si një ulje në gati dy muaj ashtu edhe një rritje në nëntë ditë. Të martën administrata amerikane njoftoi se do të fillojë rimbushjen e rezervës së saj strategjike të naftës me një blerje prej 3 milion fuçi.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani