CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 69% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.88% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 04/02/2026 - 04/02/2026

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 04/02/2026

04 Shkurt, 2026
Analiza javore 04/02/2026 Kalendari Ekonomik

Çifti EUR/USD e mbylli javën me një rënie të lehtë, pasi fillimisht preku nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2021. Dollari u rikuperua pas emërimit të Kevin Warsh si kandidat për drejtues të Fed-it, gjë që rriti pritshmëritë për masa më strikte monetare.

Sterlina britanike shënoi rritje duke u tregtuar në nivele rekord të muajve të fundit, e nxitur nga shqetësimet për inflacionin në MB dhe pasiguria mbi politikat e ardhshme të normave të interesit në SHBA.

USD/JPY pësoi një rënie të lehtë, pasi jeni u forcua si pasojë e spekulimeve se Japonia mund të ndërhyjë së shpejti në tregjet valutore për të mbështetur monedhën vendase.

Çmimet e arit arritën nivele rekord përpara se të pësonin një rënie të ndjeshme për shkak të mbylljes së pozicioneve për fitim, duke e mbyllur javën në territor negativ. Ndërkohë, Fed-i i mbajti normat e interesit të pandryshuara dhe qeveria amerikane shmangu mbylljen (shutdown) përpara afatit të së premtes.

Indeksi S&P 500 u mbyll me rënie, ndërsa investitorët analizuan raportet e forta financiare të gjigantëve teknologjikë — Tesla, Google dhe Apple — përballë një klime pasigurie (risk-off) dhe dyshimeve mbi lëvizjet e radhës të Fed-it.

Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta që nga gushti, të mbështetura nga pritshmëritë për një ofertë globale më të kufizuar dhe rritja e tensioneve gjeopolitike, ku shtimi i forcave ushtarake amerikane pranë Iranit ka rritur frikën për një konflikt të mundshëm.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani