
Euro dobësoi në krahasim me dollarin amerikan. Optimizmi i post/kovid u dobësua sepse rritja e numrit të infeksioneve anembanë botës i ofron mbështetje dollarit. Përveç kësaj, rishikimi i FMN-së lidhur me rënie e PBB-së në BE për këtë vit, bëri preson në monedhën e përbashkët evropiane. Christine Lagarde, presidentja e BQE-së, u zotua të vazhdojë mbështetjen e ekonomisë dhe bëri thirrje qeverive të bëjnë pjesën e tyre.
Baundi britanik ra ndjeshëm. Ekonomia britanike ra më shumë se sa pritej, në tremujorin e parë (pre-kovid), ndërsa deficiti u rrit. MB-ja rivendosi kufizime për shkak të shpërthimit të virusit në Leicester. Bisedimet e Brexitit janë në fokus sepse rifillojnë këtë javë.
Jeni japonez dobësoi në krahasim me dollarin. Të dhënat e Japonisë dhe numri shumë i premtues nga tregu i pronës së paluajtshme së SHBA-së për maj, të publikuara të martën, kanë shkaktuar rritje të këtij çifti.
Çmimi i arit vazhdoi të rritet dhe ka arritur një nivel më të lartë në pothuajse 8 vjet, duke i dhënë fundit tremujorit më rritje më e madhe në shumë vite, sepse bankat qendrore vazhduan të mbështesin likuiditetin. Megjithatë, vlera aq e lartë e kufizon mundësinë për rritje të mëtejshme të metalit të verdhë.
Indekset e SHBA-së kanë rënë pak sepse vala e re të infeksioneve në pjesët jugore të SHBA-së shkaktoi rënie të sentimentit të investitorëve.
Nafta e papërpunuar ra pak javën e kaluar, sepse shqetësimet se numri i lartë të infeksioneve me koronavirusin anembanë botës mund të kufizojnë kërkesën për naftë. Libia po përgatitet të rinisë eksporte, që gjithashtu bëri presion në çmimin e naftës.