CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67.52% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 22/09/2025 - 26/09/2025

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 01/10/2025

01 Tetor, 2025
Analiza javore 01/10/2025 Kalendari Ekonomik

EUR/USD ra në nivelin më të ulët trejavor pasi të dhënat mbi PBB-në e SHBA dolën më të larta se pritjet, duke forcuar vlerën e dollarit amerikan ndaj shumicës së rivalëve të tij.

Sterlina britanike ra në nivelin më të ulët shtatëjavor, e shtyrë nga ngadalësimi i momentit ekonomik në Mbretërinë e Bashkuar dhe shqetësimet fiskale, ndërsa të dhënat e forta të SHBA ushtruan presion shtesë mbi çiftin.

USD/JPY u ngjit në nivelet më të larta shumëmujore mes një krize politike të pazgjidhur në Japoni pas dorëheqjes së Kryeministrit Ishiba. Tregtarët mbeten të shqetësuar edhe për ndikimin e tarifave amerikane mbi industrinë japoneze.

Çmimet e arit shënuan një javë tjetër pozitive, me metalin e verdhë që u rrit mbi 3790 dollarë për herë të parë. Zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe dyshimet për dronë rusë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s kanë rritur tensionet globale dhe kanë mbështetur çmimet.

Aksionet e S&P 500 në SHBA ranë pas tre javëve rritjesh të njëpasnjëshme, pasi fillimisht testuan një nivel tjetër rekord në fillim të javës. Tregjet u tërhoqën për shkak të realizimit të fitimeve dhe pas të dhënave që sugjeruan se inflacioni mund të zgjasë.

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pasi sulmet ukrainase ndaj rafinerive të naftës në Rusi vazhduan dhe qeveria ruse deklaroi se do të pezullojë eksportet e benzinës dhe dizelit, duke shtuar shqetësimet mbi furnizimin me naftë. Presidenti Trump gjithashtu ushtroi presion mbi Turqinë që të ndalojë blerjen e naftës ruse.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani