CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 29/04/2024 - 03/05/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 08/05/2024

08 Maj, 2024
Analiza javore 08/05/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD u rrit në nivelin më të lartë në tri javë. Inflacioni evropian arriti nivelin e synuar, ndërsa dollari amerikan ra pas publikimit të të dhënave të NFP-së, që ishin më të ulëta sesa pritej.

Paundi britanik u rrit pas publikimit të dhënave të prodhimit, që ishin më të mira sesa pritej. Kjo ndodhi para takimit të Bankës së Anglisë, në të cilën do të vendoset për normat e interesit.

USD/JPY të hënën ra nga niveli më të lartë në shumë vite, dhe deri në fund të javës arriti nivelin më të ulët në tri javë. Banka e Japonisë thuhet se ndërhyri dy herë javën e kaluar për të mbështetur jenin në tregjet valutore.

Çmimi i arit ra në nivelin më të ulët në një muaj pasi Fed-i amerikan mbajti normat e interesit të pandryshuara në 5.5%. Kryetari i FED-it Powell deklaroi se banka nuk do të ulë normat derisa inflacioni të tregojë përparim drejt nivelit prej 2%.

Çmimet e indekseve të aksioneve përfunduan javën në rritje pas një jave emocionues plot me ngjarjet e mëdha ekonomike dhe publikimet të të dhënave. Sezoni i publikimit të raporteve financiare ende zgjat, dhe gjigantët Apple dhe Amazon tejkaluan pritshmëritë e fitimeve.

Çmimi i naftës ra në nivelin më të ulët në më shumë se shtatë javë, duke regjistruar humbjen më të keqe javore në tre muaj. Të dhënat që sugjerojnë një ngadalësim të ekonomisë amerikane kanë bërë që tregtarët të shqetësohen se kërkesa për naftë mund të ulet. Por nafta mbetet e ndikuar nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani