CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 04/01/2021 - 08/01/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 06/01/2021

06 Janar, 2021
Analiza javore 06/01/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u ndryshua pak javën e kaluar, duke i mbajtur fitimet të mëparshme (të mëdha). Sidoqoftë, Gjermania zgjati masa për kufizim të përhapjes së koronavirusit deri në fund të janarit, ndërsa ritmi i ngadaltë i imunizimeve dhe shpërndarja modeste bëri presion në rritje të mëtejshme të euros.

Euforia lidhur me marrëveshje të post-Brexit-it kaloi dhe masat e reja për kufizim të përhapjes së llojit më infektues të koronavirusit në MB, po bën presion në valutën britanike.

Jen japonez vazhdoi të forcohet ndërsa dollari mbeti i nënshtruar pasi masat stimuluese fiskale u miratuan në Kongresin Amerikan.

Qytetarët e Xhorxhisë shkojnë në qendrat e votimit të martën për të përcaktuar kontrollin e Senatit, i cili mund ta përcaktojë udhën e dollarit në gjysmën e parë të 2021.

Indekset e aksioneve të SHBA-së vazhduan të rriten për shkak të optimizmit të post-Covid-it, por vlerësimet e larta dhe pasiguria mbi zgjedhjet në Xhorxhi shkaktojnë paqëndrueshmëri. Investitorët gjithashtu janë shqetësuar për fatin e Jack Ma, bashkëthemeluesit të perandorisë më të suksesshme të teknologjisë së Kinës, Alibaba, i cili nuk ka bërë asnjë paraqitje publike e nuk postoi asgjë në rrjetet sociale që nga fundi i tetorit.

Çmimi e arit u rrit ndjeshëm në ditën e parë të tregtimit në 2021 në pritje të një fitore e Demokratëve në Xhorxhi që do të hapte rrugë për një paketë lehtësimi (shumë) miliardësh në muajt e ardhshëm. Niveli i rezistencës 1900 është thyer.

Çmimi i naftës së papërpunuar ishte i paqëndrueshëm, por i konsolidoi fitimet e mëparshme gjatë takimit të rregullt të OPEC +, të hënën dhe të martën. Ministrat e grupit prodhues të naftës po diskutonin detajet e kuotave nga shkurti e tutje. Kapja e Iranit e një anije të Koresë së Jugut të hënën shkaktoi rritje të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke e shtyrë çmimin e naftës WTI afër 50 dollarë për fuçi.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani