CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 18/01/2021 - 22/01/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 20/01/2021

20 Janar, 2021
Analiza javore 20/01/2021 Kalendari Ekonomik

Euro vazhdoi të bjerë në krahasim me dollarin. Një ndryshim i fortë i momentumit të tregisë së mbingarkuar të pozicioneve të kurtra të dollarit shkatkoi rënie të këtij çifti monedhash. Euro arriti të rimëkëmbet të martën kur shifrat e ndjenjës ekonomike ZEW për Gjermaninë siguruan mbështetje, por investitorët mbetën të kujdesshëm përpara ceremonisë inauguruese të presidentit të zgjedhur Joe Biden të mërkurën dhe takimit të BQE të enjten.

Paundi britanik u ndryshua pak, por shfaqi paqëndrueshmëri të lartë. Investitorët janë të shqetësuar për pasojat e mundshme ekonomike nga rritja e vazhdueshme e numrit të rasteve të reja të COVID-19. Nga ana tjetër, përhapja e vaksinave po kalon mirë në MB dhe të gjithëve do t'u ofrohet një vaksinë deri në shtator.

Jeni japonez nuk u ndryshua në krahasim me dollarin.

Indekset e aksioneve amerikane nuk u ndryshuan në një javë më të shkurtër tregtare për shkak të Ditës së Martin Luther King. Sezoni i fitimeve po përshpejtohet. Goldman Sachs publikoi rezultate shumë më të mira sesa pritej për tremujorin e katërtë, ndërsa Netflix dhe Intel janë të ardhshëm.

Ari ra për shkak të dollarit më të fortë, që shkaktoi rënie të interesit të bonove qeveritare. Intereset më të larta të bonove do të kufizojnë ngritjen e arit për një periudhë afatshkurtër.

Çmimi i naftës së papërpunuar nuk u ndryshua, por ishte mjaft i paqëndrueshëm. Masat e reja për parandalim të përhapjes së COVID-19 shkaktojnë rënie të konsumit të naftës. Sidoqoftë, optimizmi se stimulli fiskal i fundit do të shkakojë rritjen ekonomike globale dhe rritja e kërkesës në Kinë ishin shumë mbështetës për çmimet e naftës. Të dhënat e publikuara të hënën treguan se prodhimi i naftës në Kinë u rrit me 3% në një rekord të ri në 2020.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani