CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 28/04/2025 - 02/05/2025

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 07/05/2025

07 Maj, 2025
Analiza javore 07/05/2025 Kalendari Ekonomik

Eurodollari ra, ndërsa dollari amerikan u ngjit kundër shumicës së rivalëve të tij pasi të dhënat e NFP-së, që ishin më të mira sesa pritej, sugjeruan se ekonomia e SHBA-së mund të përballohet me sfida tregtare.

Paundi britanik testoi nivelin më të lartë në 3 vite në fillim të javës për shkak të optimizmit të kujdesshëm mbi ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, por çifti ra deri në fund të javës për shkak të të dhënave kryesisht pozitive nga SHBA.

USD/JPY u rrit dhe testoi një nivel më të lartë në tri javë pasi Banka e Japonisë mbajti normën e saj të interesit në 0.5% në fund të javës.

Çmimi i arit ra në një nivel më të ulët në gati tri javë ndërsa tensionet tregtare ranë dhe dollari u forcua kundër rivalëve të tij. Bisedimet indirekte midis SHBA-së dhe Iranit mbi marrëveshjen bërthamore do të vazhdojnë.

Tregjet amerikane të aksioneve u rritën ndjeshëm pasi administrata Trump pezulloi vendosjen e disa tarifave dhe Kina tha se po shqyrton një propozim amerikan për bisedime me Amerikë. Çmimet e aksioneve u rritën gjithashtu për shkak të raporteve të shkëlqyera financiare të Microsoft, Facebook dhe Apple.

Çmimet e naftës së papërpunuar ranë në një nivel më të ulët në tri javë për shkak të raporteve që sugjerojnë se anëtari kryesor i OPEC-ut, Arabia Saudite është e gatshme të rrisë prodhimin e naftës, gjë që mund të lejojë që çmimet të mbeten rreth nivelit 60 dollarë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani