CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 29/03/2021 - 01/04/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 31/03/2021

31 Mars, 2021
Analiza javore 31/03/2021 Kalendari Ekonomik

Euro është në rënie të lirë në krahasim me dollarin duke lëvizur pranë niveleve të saj më të ulëta këtë vit ndërsa BE-ja vazhdon të luftojë me vaksinimin. Politikanët evropianë vënë gishtërinjtë ntrjëri-tjetrit ndërsa numri i infeskioneve rriten dhe popullsia është e irrituar me masat e reja. Sidoqoftë, BE-ja është prapa SHBA-su ku vaksinimi rritet ndërsa rreth 90% e Amerikanëve do të jenë të ligjshëm për një vaksinë deri më 19 Prill.

Paundi britanik u ndryshua pak. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të rihap ekonominë e saj dhe numri i infeksioneve me Covid-19 po bien duke i siguruar mbështetje dollarit.

Jeni japonez u dobësua fuqishëm. Diferencimi i normës së interesit midis obligacioneve të qeverisë amerikane dhe japoneze po zgjerohet, duke ngritur çiftin e monedhës shumë mbi nivelin 110.

Në përgjithësi, indeksi i dollarit u rrit për shkak të përmirësimit të parashikimit për ekonominë e SHBA-së, ndërsa normat obligacioneve të SHBA-së u rritën më lart duke vazhduar të mbështesin valutën amerikane.

Çmimet e arit vazhduan të bien dhe u tregtuan nën nivelin 1,700 dollarë të martën. Rritja e normave të obligacioneve amerikane dhe rritja e çmimit të Bitcoin-it shkaktuan rënie të metalit të verdhë.

Indeksi S&P 500 iu afrua një niveli tjetër të lartë të të gjitha kohërave për shkak të rritejs së oreksit të investitorëve ndaj rrezikut. Stimuli fiskal është pritur mirë nga investitorët, ndërsa presidenti Biden është vendosur të paraqesë planin e tij kolosal të shpenzimeve infrastrukturale të mëkrurën.

Çmimi i naftës u rrit pak javën e kaluar. Kanali i Suezit u hap të martën pas disa ditësh bllokimi për shkak të një anijeje ngarkese të ngecur. Fokusi u kthye në takim të OPEC + të enjten ku kuotat e furnizimit do të diskutohen, mes vendosjes së masave të reja për kufizim të përhapjes së koronavirusit. Sidoqoftë, dollari më i fortë po ndikon në çmimet e naftës.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani