CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 26/04/2021 - 30/04/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 28/04/2021

28 Prill, 2021
Analiza javore 28/04/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u rimëkëmb pak në krahasim me dolliarn. Në takimin e politikës monetare, BQE-ja pranoi përmirësimin e kushteve në një mënyrë delikate duke i karakterizuar rreziqet si të ekuilibruara. Sidoqoftë, intereset në rritje të obligacioneve shtetërore të SHBA-së mbështetën dollarin të hënën dhe të martën, përpara takimit të Rezervës Federale të mërkurën.

Paundi britanik nuk u ndryshua javën e kaluar. Përmirësimi i ndjenjave ndaj rrezikut shkaktoi rritje të GBP/USD, por tërheqja korrigjuese nga pasiguria mbi shpenzimet e infrastrukturës prej $ 2.25 trilionë të Presidentit amerikan Joe Biden dhe mungesa e marrëveshjes tregtare pas Brexit-it midis MB-së dhe Bashkimit Evropian mbizotërouan.

USD/JPY ra në linjën e poshtme të premten por rritja e interesit të obligacioneve shtetërore të SHBA-së mbështeti dollarin të hënën. Në përgjithësi, dollari u ndryshua pak, rreth 91 pikë, pasi gjendja shëndetësore e përkeqësuar në ekonomitë në zhvillim dhe një rritje e mundshme e taksave nga administrata e Biden-it vazhdojnë të mbështesin dollarin.

Çmimi i arit kryesisht nuk u ndryshua, duke lëvizur nën nivelin e 1,800 $ në një interval të ngushtë. Duket se investitorët nuk duan të vendosin asnjë baste të drejtuar përpara takimit të Fed-it të mërkurën.

S&P 500 dhe Nasdaq arritën kulmet e të gjitha kohërave përsëri të hënën. Java e ngarkuar e sezonit të fitimeve po fillon, e pritet që kompanitë e mëdha teknologjike si Apple, Facebook dhe Amazon të jenë në fokus.

Çmimi i naftës u rritën dhe vazhduan të lëvizin në intervalin 60-64. Investitorët janë të shqetësuar kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen e kërkesës për naftën pasi numri i infektimeve me COVID-19 në Indi (dhe Japoni), importuesi i tretë (dhe i katërt) i naftës së papërpunuar në botë, vazhdon të rritet. Takimi i OPEC+ është planifikuar për të mërkurën, 28 prill. Ndërkohë, Irani dhe SHBA-ja vazhdojnë negociatat në Vjenë se si të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Progresi është duke u bërë, dhe çdo përparim i madh mund të sjellë më shumë se 1 milion fuçi në ditë në tregun e naftës në muajt që vijnë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani