CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.41% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 12/07/2021 - 16/07/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 14/07/2021

14 Korrik, 2021
Analiza javore 14/07/2021 Kalendari Ekonomik

EUR / USD u ndryshua pak javën e kaluar. Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve, disa vende evropiane vendosën më shumë kufizime. Spanja, Franca, Portugalia dhe Hollanda përballen me rritje të mprehtë të numrit të infeskioneve me Covid-19. Christine Lagarde, kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane mbrojti pozicionin kundër një shtrëngimi të parakohshëm monetar. Zonja Lagarde shpjegoi se inflacioni prej 2% nuk është kufiri i sipërm sipas një metodologjie të re dhe se BQE-ja do të pranonte "lëkundje" rreth këtij niveli.

Në mënyrë të ngjashme, paundi britanik mbeti nën presion dhe lëvizi afër nivelit 1.39 në një moment, pavarësisht nga shqetësimet se rihapja e Britanisë më 19 korrik mund të rezultojë në një rritje të mëtejshme të infeksioneve me Covid-in. Sipas rezultateve të fundit, infeksionet e përditshme arritën 34 000. Mijëra shtrime në spital dhe qindra vdekje është një skenar i mundshëm në ditët dhe javët që vijnë. Jeni japonez ishte shumë i paqëndrueshëm, por përfundoi javën pothuajse i pandryshuar. Përshpejtimi i inflacionit në SHBA e rriti mundësinë që Fed-i të jetë më i patundshëm në javët që do të vijnë, që shkaktoi rritje të këtij çifti monedhash, duke bërë presion mbi jenin dhe monedhat e tjera kryesore të martën.

Çmimi i arit u rrit ndërsa shqetësimet lidhur me përhapje të lehtë të variantit Delta kanë bërë presion në ndjenjë të invesitorëve. Ari lëvizi mbi 1,800 dollarë duke përfituar nga gjendja optimiste e tregut.

Indekset e SHBA-së vazhduan të arrijnë nivelet më të larta të të gjitha kohërave ndërsa sezoni i ri i fitimeve do të fillojë këtë javë e bankat e mëdha janë të parat që do të publikojnë rezultatet e tyre tremujore.

Çmimi i naftës ra ndjeshëm, por u konsolidua rreth 73-74 dollarësh për fuçi. OPEC + me sa duket nuk po nxiton për të arritur një marrëveshje për rritjen e prodhimit pasi çmimet nuk kanë arritur të rriten. Rritja e kërkesës, më e shpejtë se oferta, është ende mbështetëse për çmimin e naftës.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani