CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 69% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.88% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 09/03/2026 - 13/03/2026

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 18/03/2026

18 Mars, 2026
Analiza javore 18/03/2026 Kalendari Ekonomik

Çifti valutor EUR/USD ra në nivelin më të ulët në më shumë se shtatë muaj, megjithëse rikuperoi pjesën më të madhe të humbjeve deri të premten, mes kërkesës së vazhdueshme për “dollarin mbret”.

Paundi britanik ra në një minimum të ri tre-mujor pas të dhënave të PBB-së më të dobëta se sa pritej, duke nxitur frikën se rritja e kostove të energjisë mund ta shtyjë Mbretërinë e Bashkuar në recesion në muajt e ardhshëm.

USD/JPY u rrit në nivelin më të lartë që nga korriku 2024, mes shqetësimeve se qeveria japoneze mund të detyrohet të ndërhyjë në tregjet valutore për të mbrojtur jenen e dobët.

Çmimet e arit mbetën pothuajse të pandryshuara javën e kaluar, pasi përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme shtoi shqetësimet në tregje se inflacioni mund të rritet. Inflacioni më i lartë mund të vonojë uljet e normave të interesit nga Fed deri më vonë gjatë vitit.

Aksionet e indeksit amerikan S&P 500 e mbyllën javën pak më lart, por lufta e vazhdueshme SHBA-Iran mbetet një shqetësim i madh për tregtarët dhe vazhdon të shkaktojë luhatshmëri të madhe.

Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta që nga tetori 2023, pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit dhe investitorët u shqetësuan për një goditje më afatgjatë në furnizim.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani