CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 06/09/2021 - 10/09/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 08/09/2021

08 Shtator, 2021
Analiza javore 08/09/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u rimëkëmb në krahasim me dolliarn. Rritja e inflacionit në Eurozonë në një nivel më të lartë në 10 vite prej 3% nxiti retorikë të ashpër nga zyrtarët e BQE-së. Kjo i dha mbështetje monedhës së përbashkët përpara takimit të BQE-së mbi politikën monetare të enjten. Është e paqartë nëse ka një shumicë në Këshillin Drejtues të BQE-së në lidhje me zvogëlimin gradual të stimulit monetar të bankës qendrore të BE-së.

Paundi britanik u rrit paksa për shkak të dobësisë së dollarit. Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja zgjatën periudhën e provës pas Brexit-it për Irlandën e Veriut, që siguroi rritje të paundit, ndërsa nga ana tjetër, numri ditor i infeksioneve me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar tejkaloi 40,000. Jeni japonez u ndryshua pak në krahasim me dollarin. Në përgjithësi, indeksi i dollarit ra, por u rimëkëmb ndjeshëm të martën, duke përfituar nga rimëkëmbja e rendimentit të bonove të thesarit amerikan.

Çmimi i arit e tejkaloi nivelin 1,830 të premten për shkak të raport të vendeve të punës në SHBA, i cili ishte më i keq sesa pritej. Sidoqoftë, çmimi i arit po tërhiqet drejt 1800 dollarëve, sepse fokusi mbetet në rezultatin e takimit të BQE-së të enjten.

Indekset amerikane përfunduan në nivele rekorde sepse mbështetja e vazhdueshme monetare nga Rezerva Federale e SHBA-së është ende opsioni i paracaktuar në të ardhmen.

Çmimi i naftës ndyshoi pak javën e kaluar. Arabia Saudite uli ndjeshëm çmimet e kontratës së naftës së papërpunuar për blerësit nga Azia, gjë që ngjalli frikë nga kërkesa më e ulët. Sidoqoftë, të dhënat e forta ekonomike kineze kufizuan humbjet të martën dhe siguruan mbështetje për çmimin e naftës. Më shumë se 80% e prodhimit të naftës në Gjirin e Meksikës mbeti i mbyllur pas uraganit Ida, ndërsa OPEC+ mbetet i vendosur ta rritë prodhimin me 400,000 bpd në shtator.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani