CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.41% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 04/10/2021 - 08/10/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 06/10/2021

06 Tetor, 2021
Analiza javore 06/10/2021 Kalendari Ekonomik

Euro u dobësua në krahasim me dollarin. Shqetësimet për kostot më të larta të energjisë në Evropë, kufiri i borxhit amerikan dhe zhvilluesit kinezë e pronës në borxh kanë bërë presion në ndjenjën dhe kanë rrëzuar monedhën e përbashkët evropiane.

Paundi, i cili është në zonën e shitjes së tepruar, u forcua kundrejt dollarit. Stacionet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se po ndjejnë një lehtësim pasi ushtria britanike i ndihmoi. Ish-negociatori kryesor i BE-së, David Frost, përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se protokolli i Irlandës Veriore i rënë dakord me BE-në është i pazbatueshëm. Forcimi i paundit pavarësisht përkeqësimit të marrëdhëneive është një shenjë e forcës.

Pasi u rrit mbi 112 për herë të parë në vitin 2021 javën e kaluar, çifti USD/JPY u konsolidua mbi 111 për shkak të rritjes së rendimentit të obligacioneve të tesarit të SHBA-së. Në përgjithësi, monedha amerikane lëviz në nivelin më të lartë në nivelin vjetor, përpara publikimit të raportit kryesor të pagave të premten.

Çmimi i arit u rimëkëmb. Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se vendi mund të jetë në gjendje të mos paguajë borxhin e vet brenda dy javësh nëse republikanët nuk bashkëpunojnë në ngritjen ose pezullimin e tavanit të borxhit.

Indekset e aksioneve amerikane vazhduan të bien. Rritja e rendimentit të obligacioneve amerikane shkaktoi shitjen e aksioneve të teknologjisë, e cila u ndihmua gjithashtu nga turbulenca e nxitur nga Facebooku.

Çmimi i naftës u rrit fuqishëm javën e kaluar, ndërisa WTI arriti nivelin më të lartë që nga viti 2014. OPEC+ njoftoi se kishte vendosur të mbante një kufi për furnizimet me naftën e papërpunuar. OPEC+ mbajti një marrëveshje për të rritur prodhimin e naftës vetëm gradualisht, me 400,000 fuçi në ditë, duke injoruar thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Indisë për të rritur prodhimin ndërsa ekonomia botërore rimëkëmbet. Pavarësisht nga presioni për të rritur prodhimin, OPEC+ ishte i shqetësuar se një valë e katërt globale e pandemisë në vazhdim mund të godisë rimëkëmbjen e kërkesës.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani