CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 03/01/2022 - 07/01/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 05/01/2022

05 Janar, 2022
Analiza javore 05/01/2022 Kalendari Ekonomik

Euro ka ndryshuar pak duke bërë fitime të vogla në krahasim me dollarin. Infeksionet ditore me Covid-19 në Francë, Spanjë dhe Itali u përshpejtuan dhe ditët e fundit arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave. Rritja e shpejtë e rendimentit të oblicagioneve shtetërore i dha dollarit një nxitje shtesë të hënën në krahasim me monedhën e përbashkët evropiane.

Paundi britanik u forcua pak në krahasim me dollarin. Paundi britanik përfitoi nga fakti se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, sugjeroi se masat nuk do të shtrëngojnë më tej.

USD/JPY u rrit në nivelin e tij më të lartë që nga janari 2017, teksa rritja (e mprehtë) e oblgiacioneve shtetërore amerikane vazhduan të bëjnë diferencën midis obligacioneve japoneze dhe amerikane edhe më të madhe, duke bërë presion mbi jenin.

Çmimi i arit ndryshua pak duke lëvizur kryesisht mbi nivelin e 1800 dollarëve. Inflacioni i lartë dhe i vazhdueshëm dhe shqetësimet për Omicron i ofruan bështetje çmimit të metalit të verdhë, ndërsa rendimenti bëri presion mbi arin të hënën.

Indekset e aksioneve amerikane konsoliduan fitimet e mëparshme, dhe S&P500 preku një nivel të ri historik të hënën. Apple u bë kompania e parë që regjistroi një kapitalizim tregu prej tre trilionë dollarësh.

Çmimi i naftës u rrit duke konsoliduar fitimet e mëparshme në fillim të Vitit të Ri. Ka të ngjarë që në takimin e OPEC+ të vendoset të vazhdohet me rritje të planifikuar prej 400,000 fuçi në ditë në shkurt. Nafta gjithashtu pati njëfarë mbështetje nga ndërprerja në Libi, ku prodhimi do të ulet me 200,000 fuçi në ditë për një javë për shkak të mirëmbajtjes së tubacionit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani