CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 27/06/2022 - 01/07/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 29/06/2022

29 Qershor, 2022
Analiza javore 29/06/2022 Kalendari Ekonomik

Pas rënies javën e kaluar, euro u rrit pak ndaj dollarit. Pika kryesore për tregjet këtë javë është Forumi i BQE-së mbajtur në Portugali ku morën pjesë krerët e bankave kryesore qendrore. BQE-ja mund të zbulojë një skemë të re të blerjes së obligacioneve për të kufizuar rendimentet/diferencën në çmimin në takimin e saj të politikës monetare në korrik.

Paundi britanik mezi ndryshoi kundrejt dollarit duke mbetur i palevizshëm. Ministrja e puneve të jashme të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të përjashtojë përdorimin e artikullit 16. Projekt-ligji i protokollit të Irlandës së Veriut kaloi pengesën e parë megjithë kritikat e ashpra nga disa mbështetës konservatorë, duke përfshirë ish- kryeministren Theresa May, e cila tha se masa është e paligjshme dhe e panevojshme.

Jeni japonez u konsolidua kundrejt dollarit duke konfirmuar dobësimin e tij afatgjatë. Në përgjithësi, indeksi i dollarit lëvizi nën 103 pikë për shkak të një zhvendosjeje pak pozitive në ndjesinë ndaj rrezikut dhe rendimenteve më të larta.

Çmimi i arit lëvizi një një zonë të ngushtë rreth nivelit të 1830$. Shqetësimet rreth një ngadalësimi ekonomik botëror dhe politikave monetare agresive të bankave të mëdha qendrore shkaktuan paqëndrueshmëri por në një rang të ngushtë tregtie.

Të gjithë treguesit kryesorë të aksioneve të SHBA-së u rimëkëmbën javën e shkuar pas një rënieje të madhe një javë më parë. Mesatarja industriale e Dow Jones u rrit me 5%, S&P 500 kërceu me 6% dhe frnoi humbje tri-javore dhe kompozimi teknologjik Nasdaq fitoi 7%.

Çmimi i naftës u rrit javën e shkuar pasi perspektiva e furnizimit më të shtrënguar u përhap në tregun Grupi i Shtatë Vendeve premtoi të shtrëngojë eksporteve të naftës nga Rusia. Duke shtuar vështirësitë e furnizimit, Libia dhe Ekuadori sinjalizuan një reduktim të mundshëm të furnizimit global për shkak të trazirave politike dhe vështirësive në këto dy vende. Të martën, çmimi i naftës WTI lëvizi përsëri mbi nivelin 110. OPEC+ po mblidhet të enjten për të diskutuar kuotat e prodhimit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani