
Euro rinisi të bjerë sepse shpresat u rritën në fund të javës se Fed do të rrisë normat e për 75 pikë bazë në takimin e tij të ardhshëm. SHBA-ja u shqetësua për shkak të mbivlerësimit të dollarit dhe masat për të parandaluar rritjen e tij do të diskutohen në takimin e G7 këtë javë.
Paundi britanik ra ndërsa dollari u rrit drejt fundit të javës. Të dhënat e vendeve të punës të NFP-së të SHBA-së të premten ishin më të larta se ç'pritej duke shkaktuar rritje të dollarit amerikan, ndërisa paundi u përpoq të rimëkëmbej, por nuk arriti.
USD/JPY u ngjit ndërsa zyrtarët e bankës qendrore japoneze sinjalizuan se nuk do ta ndryshojnë politikën monetare. U njoftua gjithashtu se rezervat e monedhës së huaj të Japonisë arritën një nivel më të ulët në pësë vite pas përpjekjeve të saj të fundit për të mbështetur jenin.
Çmimi i arit u rrit në nivelin më të lartë në tri javë për shkak të tensioneve në rritje në Azi dhe pasi rendimentet e obligacioneve të SHBA-së filluan të bien. Çmimi i arit përfundua javën në nivele më të larta, por deri të premten shifrat e NFP-së kanë kufizuar rritje të mëtejshme të arit.
Aksionet e SHBA-së u rritën pak për shkak të shpresës se FED-i do ta ndjek bankën qendrore e Australisë, e cila i rriti normat e interesit për më pak pika se sa pritej. Shifrat e NFP-së të së premtes kunfizuan rritje, por megjithatë USA500 e përfundoi javën në zonën e gjelbër.
Çmimi i naftës u rrit në nivel më të lartë në më shumë se pesë javë pas takimit të së mërkurës të OPEC+. Karteli vendosi të shkurtojë prodhimin për 2 milion fuçi në ditë, që është më lartë se sa parashikua shumica e analistëve, që shkaktoi rritje të çmimit të naftës mbi 90 dollarë.