CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 19/05/2025 - 23/05/2025

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 28/05/2025

28 Maj, 2025
Analiza javore 28/05/2025 Kalendari Ekonomik

Eurodollari u rrit në nivelin më të lartë në dy javë për shkak të dhënave solide nga eurozona dhe pasi agjencia e vlerësimit Moody's uli vlerësimin e kreditit të SHBA, për shkak të shqetësimeve në të lidhura me borxhin.

Paundi britanik arriti nivelin më të lartë në tri vite pas publikimit të rezultateve më të larta se sa pritej të inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shitjeve me Pakicë, mes pritshmërive që Banka e Anglisë mund të vendosë kundër uljeve të shumëfishta të normave këtë vit.

USD/JPY ra ndjeshëm për shkak të kërkesës për strehë të sigurt në fund të javës. Të dhënat e inflacionit në Japoni treguan rritje, dhe tregjet parashikojnë një tjetër rritje të normave të interesit nga Banka e Japonisë në qershor, që gjë gjithashtu bëri presion mbi çiftin.

Çmimi i arit u rrit në fund të javës pasi presidenti Trump tha se Bashkimi Evropian do të përballet me një tarifë prej 50% për mallrat e tij, duke filluar nga 1 qershori.

Tregjet amerikane të aksioneve ranë pasi presidenti Trump deklaroi se diskutimet tregtare me BE-në "nuk po shkojnë askund", duke rizgjuar frikën e një lufte tregtare të dëmshme. Trump gjithashtu deklaroi se Apple do të duhet të paguajë një tarifë prej 25% për iPhone të prodhuara jashtë SHBA, duke bërë që aksionet e saj të bien të premten.

Çmimet e naftës së papërpunuar ranë nën nivelin e 60 dollarëve të premten, por u rimëkëmbën pas raundit të pestë të bisedimeve SHBA-Iran që përfundoi të premten pa marrëveshje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani