CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 14/11/2022 - 18/11/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 23/11/2022

23 Nлntor, 2022
Analiza javore 23/11/2022 Kalendari Ekonomik

Euro ra pasi dollari u rrit në fund të javës së shkuar pas komenteve të buta nga zyrtarët e Fed-it. Të enjten, të dhënat e inflacionit të Eurozonës dolën më të ulëta se sa pritshmeria.

Paundi britanik u rrit kundrejt dollarit pas publikimit të të dhënave të inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar. Shifrat e inflacionit të CPI-së ishin më të larta se sa pritej, duke rritur gjasat e rritjes më të mprehtë të normave të interesit nga banka e Anglisë në muajt e ardhshëm.

USD/JPY lëvizi në trendin e rritjes deri në fund të javës sepse guvernatori i bankës qendrore japoneze, Kuroda, përsëriti vendosmërinë e tij për të mbajtur lehtësimin monetar.

Çmimi i arit ra nga niveli më i lartë në tre muaj pas rritjes së dollarit të premten. Deklaratat nga zyrtarët e Fed-it sugjeruan se rritja e normave të interesit do të vazhdojë deri sa inflacioni të jetë nën kontroll.

Aksionet e SHBA-së e përfunduan javën në nivele më të ulëta pasi arritën nivele më të larta në dy muaj, sepse investitorët u bënë më pak optimistë rreth gjendjes së ekonomisë së SHBA-së. Ndonse shifrat e inflacionit të SHBA-së të javës së shkuar ishin më të ulta se ç'pritej, analistët kanë vënë në dukje se është tepër herët të thuhet se sa do të zgjasë recesioni.

Çmimi i naftës ra ndjeshëm pasi Kina raportoi rritje të infeksioneve me COVID dhe më kufizime të reja. Frika e recesionit global po ndikon negativisht edhe mbi çmimet e naftës. Megjithatë, shifrat javore të rezervave nga SHBA-ja ishin pozitive, duke sugjeruar se kërkesa atje mbetet e fortë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani